Bota Postuar më 16 Nëntor 2023, 18:35

Bitcoin nuk i rreziston nivelit të 38,000 USD - Sot humbi rreth 1,000 USD, BlackRock dyfishon zotërimet në ethereum

Nga SCAN TV
Bitcoin nuk i rreziston nivelit të 38,000 USD - Sot humbi rreth 1,000 USD,

Bitcoin po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi u rrit me mbi 5% në sesionin e kaluar duke prekur nivelin e 38,000 dollarëve. Por, gjatë ditës së sotme ka humbur rreth 1 mijë dollarë dhe po tregtohet lehtë poshtë 37,000 dollarëve.

Gjatë këtij viti, ndërkohë, kriptomonedha më e madhe në botë është rritur me 125%, për shkak të parashikimeve se bankat qëndrore do t’i japin fund politikës monetare shtrënguese.

Por, pavarësisht rritjes bitcoin po qëndron ende shumë larg niveleve më të larta në histori prej 69 mijë dollarë, që e regjistroi në fund të vitit 2021. Ndër zhvillimet e tjera, gjigandi i manaxhimit të aseteve, BlackRock dyfishoi bastet në ethereum, duke bërë që investitorët të besojnë se shumë shpejt autoritetet në SHBA do të miratojnë edhe një fond të tregtua në shkëmbim në ethereum, ose siç njihen ndryshe ETF.

“iShares Ethereum Trust”, i cili u regjistrua javën e kaluar, do t'u japë investitorëve akses në ethereum, që është kriptomonedha e dytë më e madhe, por pa e zotëruar drejtpërdrejt atë. Fondi do të jetë një mjet investimi “spot”, që do të thotë se do të zotërojë ethereum në vend të produkteve “futures” të lidhura me kriptomonedhën.

Ndërsa fondet “futures” të kriptomonedhave janë miratuar më parë nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA (SEC), rregullatori ka pretenduar prej kohësh se tregu i fondeve “spot” është i prirur për mashtrim dhe manipulim.

Por në gusht, një gjykatë federale e apelit vendosi se Komisioni i Letrave me Vlerë kishte gabuar me refuzimin që i bëri një aplikim nga manaxheri i aseteve dixhitale, Grayscale Investments, për të krijuar një fond të tregtuar me shkëmbim në bitcoin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat