Bota Postuar më 16 Nëntor 2023, 21:30

Ari, në nivelin më të lartë në një javë - Arsyet që po ndikojnë në rritjen e vazhdueshme të metaleve të çmuara

Nga SCAN TV
Ari, në nivelin më të lartë në një javë -

Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të lartë në 1 javë. Fitimet janë kufizuar nga forcimi i dollarit amerikan, por pritshmëritë se Rezerva Federale mund ta mbyllë ciklin e rritjes së interesave kanë vendosur një dysheme për çmimet. Ari po tregtohet në rreth 1968 dollarë për onz, niveli më i lartë që nga e mërkura e javës së kaluar.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare u rrit me 0.4% në sesionin e kaluar, duke ushtruar presion mbi metalet e çmuara dhe lëndët e para që janë të denominuara në monedhën e gjelbër. Megjithatë, ari u rrit me 1% në sesionin e së mërkurës, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se çmimet e prodhimit ranë me hapin më të shpejtë në 3 vite e gjysëm, gjatë tetorit, një tjetër indikator se presionet inflacioniste po lehtësohen.

Rezultatet nga Indeksi i Çmimeve Konsumatore dhe të Prodhimit ishin pozitive, që vazhdojnë të mbështesin çmimet e arit, me shpresën se inflacioni do të vazhdojë të ngadalësohet, duke shtuar pritshmëritë se Rezerva Federale ka përfunduar me rritjen e normave të interesit. Investitorët janë të sigurt se, banka qendrore në SHBA nuk do t'i ndryshojë normat e interesit në takimin e dhjetorit, ndërsa ulja e parë mund të vijë në maj të vitit 2024.

Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet në rreth 23.7 dollarë për onz, ndërsa platini në rreth 900 dollarë për onz, niveli më i lartë që nga 20 tetori. Të dyja metalet e çmuara po qëndrojnë në rritje për të tretin sesion me radhë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat