Bota Postuar më 16 Nëntor 2023, 20:30

Nafta zbret pranë 80 USD - Ndikon rritja e prodhimit në SHBA dhe ngadalësimi i kërkesës

Nga SCAN TV
Nafta zbret pranë 80 USD - Ndikon rritja e prodhimit në SHBA dhe

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë pasi sinjalet e një oferte më të lartë nga Shtetet e Bashkuara i shtohen shqetësimeve për kërkesën e dobët për energji nga Kina.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 80.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi. të dyja kontratat ranë me rreth 1.5% në sesionin e kaluar. Analistët shprehen se, shqetësimet për një normë rekord të prodhimit në SHBA përbëjnë një presion të ri mbi çmimet e naftës, duke iu shtuar perspektivës tashmë shqetësuese të kërkesës.

Referuar të dhënave të publikuara në SHBA nga Administrata për Informimin mbi Energjinë, rezervat e naftës bruto u rritën me 3.6 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, në totalin e 421.9 milionë fuçive. Analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një rritje me 1.8 milionë fuçi. Në anën tjetër, prodhimi në SHBA mbeti i qëndrueshëm pranë rekordit historik prej 13.2 milionë fuçi naftë në ditë.

Ndërkohë, të dhënat e publikuara të enjten në Kinë nënvizuan shqetësimet rreth sektorit të pronave, pasi çmimet e shtëpive të reja ranë për të katërtin muaj radhazi në tetor. Gjithashtu, edhe faktorë të tjerë po frenojnë çdo tentativë në rritje për çmimet e naftës.

“Duke pasur parasysh se dinamika më e shtrënguar e raportit kërkesë-ofertë për naftë ka qenë më pak e theksuar, ndërsa çmimet kanë rënë poshtë mesatares 200-ditore. Eksportuesit kryesorë të naftës, Arabia Saudite dhe Rusia, pjesë të OPEC+, deklaruan më herët gjatë këtij muaji se do të vazhdojnë me shkurtimet shtesë të prodhimit të naftës deri në fund të vitit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat