Maqedonia e Veriut heq dorë nga qymyri - BERZH mbështet planin prej 4 miliardë euro

Huadhënësit ndërkombëtarë, përfshirë Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Botërore, po mbështesin një plan prej 4 miliardë euro për të shkëputur Maqedoninë e Veriut nga energjia me qymyr. Marrëveshja, që pritet të shpallet në bisedimet për klimën COP28 në Dubai që fillojnë më 30 nëntor, do të parashtrojë një plan për mbylljen e dy termocentraleve të qymyrit të vendit dhe zëvendësimin e tyre me 1.7 gigavat energji të rinovueshme.
Presidenti i BERZH, Odile Renaud Basso u shpreh se aktualisht qymyri në Maqedoninë e Veriut përfaqëson 40% të burimit të energjisë, kështu që është shumë i madh dhe shumë i rëndësishëm. I quajtur “Programi i Investimeve të Tranzicionit të Vetëm të Energjisë”, plani ndjek përpjekje të ngjashme për të nxjerrë sa më shpejt jashtë përdorimit fabrikat e qymyrit në Afrikën e Jugut, Indonezi, Vietnam dhe Senegal, me mbështetjen e qeverive, huadhënësve publikë dhe investitorëve privatë.
Çmimi i tij - ekuivalent me 2 mijë euro për secilin nga 2 milionë banorët e kombit ballkanik - nënvizon vështirësinë që hasin shumë vende të vogla ose me të ardhura të ulëta në financimin e një tranzicioni drejt energjisë më të pastër.
Kombet e Bashkuara në vitin 2018 e cilësuan Shkupin, kryeqytetin më të ndotur në Europë dhe vendi ka punuar për vite të tëra për t'u larguar nga qymyri. Por në vitin 2021, ai rihapi termocentralin me qymyr ‘REK Oslomej’ për të reduktuar importet e energjisë elektrike. Të dy termocentralet e tij me qymyr janë të vjetruara dhe me linjit, që është lloji më ndotës i qymyrit.
Një zëdhënës i Fondeve të Investimeve Klimatike të Bankës Botërore - CIF konfirmoi se Maqedonia e Veriut ishte në garë për deri në 85 milionë dollarë financime koncesionare prej saj dhe tha se plani i investimit, duke përfshirë shumën specifike të parave, do t'i dorëzohej organit qeverisës së CIF, për miratim në fillim të vitit të ardhshëm.
Renaud-Basso tha se krahas rreth 300 milion - 400 milion euro financime koncesionare, financimi do të vinte nga huadhënësit shumëpalësh si Korporata Financiare Ndërkombëtare dhe sektori privat. Një zëdhënës i IFC tha se tranzicioni i gjelbër, përfshirë Maqedoninë e Veriut, ishte një nga prioritetet kryesore.
Maqedonia e Veriut iu bashkua Aleancës ‘Powering Past Coal’, një grup vendesh të angazhuara për të hequr gradualisht energjinë me qymyr, në vitin 2021. Pasi fillimisht synonte përfundimin deri në vitin 2027, ajo e shtyu afatin në 2030 - ën. Vonesa dhe planet për të hapur dy miniera të reja qymyri mes shqetësimeve për sigurinë energjetike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, nxitën veprimet e shteteve të tjera të Bashkimit Europian, por tërhoqën kritika nga aktivistët mjedisorë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BE miraton ndihmën e re shtetërore për bizneset - Gjermania dhe Franca janë përfitueset më të mëdha të fondeve
Pavarësisht kundërshtimeve të ngritura nga shtetet më të vogla anëtare, BE zgjati deri në mars të vitit të ardhshëm lehtësimin e rregullave të ndihmës......

Bankat apo Mikrokreditë? Ku janë shanset më të larta për aprovim të kredisë në Shqipëri?
Bankat dhe institucionet microfinanciare janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në rrugën drejt një revolucioni financiar në Shqipëri. Në 6 mujorin e parë të......

Emigrantët renditin qytetet më të mira dhe më të këqija europiane për vitin 2023!
Çdo vit, InterNations, një komunitet global për njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kryen një sondazh të Expat Insider dhe është një burim i......

Italia dënohet nga GJEDNJ për trajtim çnjerëzor të emigrantëve!
Gjykata Europiane urdhëroi Italinë që të paguajë gjithsej 27,000 euro për emigrantët sudanezë në një çështje që daton në vitin 2016. Gjykata Eyropiane e të......

SHBA dhe Kina mund të jenë miq ose armiq - Xi Jinping, përpara biznesmenëve: Nuk ka një rrugë të mesme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duhet të zgjedhin midis të qenit kundërshtarë apo partnerë, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping, gjatë një fjalimi të......

Ari, në nivelin më të lartë në një javë - Arsyet që po ndikojnë në rritjen e vazhdueshme të metaleve të çmuara
Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të lartë në 1 javë. Fitimet janë kufizuar nga forcimi i dollarit amerikan, por......

Nafta zbret pranë 80 USD - Ndikon rritja e prodhimit në SHBA dhe ngadalësimi i kërkesës
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë pasi sinjalet e një oferte më të lartë nga Shtetet e Bashkuara i......

Stabilizohet tregu monetar - Të dhënat sugjerojnë se FED mund t’i ulë interesat në maj
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa tregu është stabilizuar pas dy ditësh në luhatje të mëdha, pasi të dhënat......