BE miraton ndihmën e re shtetërore për bizneset - Gjermania dhe Franca janë përfitueset më të mëdha të fondeve

Pavarësisht kundërshtimeve të ngritura nga shtetet më të vogla anëtare, BE zgjati deri në mars të vitit të ardhshëm lehtësimin e rregullave të ndihmës shtetërore, pasi mjaftoi konsensusi i dy ekonomive më të mëdha të Eurozonës, Gjermanisë dhe Francës. Të dyja vendet do të përfitojnë më së shumti, pasi do të mund të japin deri në 2 milionë euro kredi apo garanci dhe të forcojnë bizneset e tyre, veçanërisht ato që preken nga rritja e kostos së energjisë.
Kjo është masa emergjente e vendosur nga Komisioni në dimrin e vitit 2022, kur kriza energjetike ishte në kulmin e saj pas pushtimit rus të Ukrainës, duke dobësuar bizneset europiane, shumë prej të cilave ishin në gjunjë për shkak të kostos së papërballueshme të energjisë. Megjithatë, ishte gjithashtu një masë që shkaktoi përçarje brenda BE-së, pasi përfituan ato ekonomi të mëdha dhe të fuqishme që ishin në gjendje të mbështesnin bizneset e tyre, duke i vënë në disavantazh dhe më të madh vendet më të vogla dhe më të dobëta ekonomikisht, të cilat nuk kishin aftësitë përkatëse.
Aktualisht, situata energjetike duket se është përmirësuar ndjeshëm, ashtu si edhe çmimet e energjisë. Furnizimi është i mjaftueshëm dhe moti jashtëzakonisht i butë për sezonin, duke i mbajtur çmimet e energjisë në nivele relativisht të ulëta. Komisioni europian prezantoi planin e tij duke justifikuar zgjatjen e masës me përkeqësimin e ekonomisë.
Në fund të muajit të kaluar, zyrtarët apeluan për një BE të vetme, me një treg të përbashkët, sisteme të harmonizuara tatimore dhe licencimi dhe një kuadër rregullator të thjeshtë, të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për të lehtësuar investimet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Bankat apo Mikrokreditë? Ku janë shanset më të larta për aprovim të kredisë në Shqipëri?
Bankat dhe institucionet microfinanciare janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në rrugën drejt një revolucioni financiar në Shqipëri. Në 6 mujorin e parë të......

Emigrantët renditin qytetet më të mira dhe më të këqija europiane për vitin 2023!
Çdo vit, InterNations, një komunitet global për njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kryen një sondazh të Expat Insider dhe është një burim i......

Italia dënohet nga GJEDNJ për trajtim çnjerëzor të emigrantëve!
Gjykata Europiane urdhëroi Italinë që të paguajë gjithsej 27,000 euro për emigrantët sudanezë në një çështje që daton në vitin 2016. Gjykata Eyropiane e të......

SHBA dhe Kina mund të jenë miq ose armiq - Xi Jinping, përpara biznesmenëve: Nuk ka një rrugë të mesme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duhet të zgjedhin midis të qenit kundërshtarë apo partnerë, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping, gjatë një fjalimi të......

Ari, në nivelin më të lartë në një javë - Arsyet që po ndikojnë në rritjen e vazhdueshme të metaleve të çmuara
Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të lartë në 1 javë. Fitimet janë kufizuar nga forcimi i dollarit amerikan, por......

Nafta zbret pranë 80 USD - Ndikon rritja e prodhimit në SHBA dhe ngadalësimi i kërkesës
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë pasi sinjalet e një oferte më të lartë nga Shtetet e Bashkuara i......

Stabilizohet tregu monetar - Të dhënat sugjerojnë se FED mund t’i ulë interesat në maj
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa tregu është stabilizuar pas dy ditësh në luhatje të mëdha, pasi të dhënat......

Bitcoin nuk i rreziston nivelit të 38,000 USD - Sot humbi rreth 1,000 USD, BlackRock dyfishon zotërimet në ethereum
Bitcoin po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi u rrit me mbi 5% në sesionin e kaluar duke prekur nivelin e 38,000 dollarëve. Por, gjatë ditës së sotme......