Europa Postuar më 17 Nëntor 2023, 11:29

Pagat në Europë, rritjet dhe uljet më të mëdha - Italia, ndër vendet me rekordet më negative

Nga SCAN TV
Pagat në Europë, rritjet dhe uljet më të mëdha -

Rezultatet e një sondazhi nga Konfederata e Sindikatave Europiane – CES, në lidhje me pagat e punëtorëve europianë tregojnë rritjen dhe uljen e tyre në vende të ndryshme të Europës.

Rezultati i përgjithshëm tregon qartë se paga e punëtorëve europianë është ende në rënie në terma realë, pavarësisht faktit se kompanitë po nxjerrin fitime ‘ inflacionin. Në raportin në fjalë theksohe se nëse merret parasysh inflacioni, vlera e pagave është ulur këtë vit në të gjithë Bashkimin Europian. Nga ana tjetër fitimet e korporatave u rritën me pothuajse 2% në terma realë.

Pagat reale ranë, por të ardhurat reale u rritën në nëntë shtete anëtare, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë. Në dhjetë shtete të tjera anëtare, rritjet në të ardhurat reale ishin më të larta se rritja e pagave reale.

Rritjet më të mëdha në të ardhurat reale u regjistruan në Sllovaki +8%, dhe Rumani +7%, ku rritja reale e pagave ishte negative. Rënia më e madhe e pagave reale ishte në Republikën Çeke -5% dhe Itali -2%, ku të ardhurat reale u rritën.

Të dhënat tregojnë edhe një herë sesi punëtorët po paguajnë ende çmimin e një krize inflacioniste, të shkaktuar kryesisht nga kompanitë që shfrytëzojnë problemet e furnizimit për të rritur marzhet e tyre të fitimit.

Në të gjithë BE-në, pjesa e fitimeve është rritur me 4% që nga fillimi i pandemisë, ndërsa pagesat e dividentëve për aksionerët janë rritur deri në 13 herë më shpejt se pagat.

Në të njëjtën kohë, varfëria e fëmijëve është rritur për të tretin vit radhazi në BE, ndërsa çmimet e artikujve ushqimorë më bazë vazhdojnë të rriten deri në shtatë herë më shpejt se pagat.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat