Sa vlen tregu i librit në Shqipëri? - Analiza e shtëpive botuese, rreth 16.7 milionë euro xhiro në vitin 2022
Nga data 15 deri me 19 nëntor, në kryeqytet do të rikthehet tradita e panairit të librit ku shtëpi të ndryshme botuese kanë mundësinë të sjellin më afër lexuesve libra nga autorë të ndryshëm. Ky panair, i cili do të zhvillohet në mjediset e Pallatit të Kongresve, është edhe edicioni i 26-të i tij, që nga panairi i parë i librit i zhvilluar në vitin 1998-të.
Nisur nga kjo “Scan Intel” i është rikthyer tregut të shtëpive botuese për të parë se si ka qenë ecuria dhe si kanë ndryshuar të ardhurat në harkun kohor të një viti. Analiza do të ndalet në ecurinë e këtij tregu për vitin 2022, për të parë se sa vlen ky treg dhe cila nga shtëpitë botuese ka performuar më mirë në lidhje me xhiron vjetore, pra shitjen e librave përgjatë vitit.
Në analizë janë marrë 22 shtëpi botuese të cilat kanë depozituar pasqyrat financiare për vitin 2022 dhe gjithashtu këtë herë “Scan Intel” është ndalur kryesisht në të ardhurat e këtyre shtëpive nga aktiviteti i shitjes së librit. Në filtër kanë kaluar pjesa dërrmuese e shtëpive botuese, por disa prej tyre nuk janë pjesë e shifrave pasi nuk kanë dorëzuar pasqyrat financiare për vitin e fundit. Sipas të dhënave për vitin 2022 rritja e xhiros vjetore është llogaritur në 2.2%, krahasuar me vitin 2021.
Nga analiza e pasqyrave financiare të depozituara në "Qendrën Kombëtare të Biznesit", ky treg përgjatë 2022-shit ka qakulluar një xhiro totale rreth 1.74 mld, ose rreth 16.7 milionë euro, ndërkohë që një vit më parë llogaritej përafërsisht pranë 1.70 mld lekëve.
Për vitin 2022 shtëpia botuese “Botime Pegi” renditet e para sa i përket treguesit të xhiros vjetore me 291 mln lekë të ardhura nga shitja librit, por krahasuar me vitin 2021 ka një rënie të xhiros me rreth 13%. Shtëpia botuese “Albas” renditet në vend të dytë me 248 milionë lekë të ardhura për vitin 2022, pasuar nga “Mediaprint” dhe “Ideart” me 218 mln dhe 180 mln lekë respektivisht.
Nëse do të fokusohemi te ndryshimi vjetor i të ardhurave shohim se shtëpia botuese “Minerva” dhe “UET” kanë shënuar rritjen më të lartë të të ardhurave në vitin 2022. Nga të dhënat shihet se xhiron më të lartë e kanë ato shtëpi të cilat botojnë kryesisht artikuj shkollorë.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

OSHEE faturoi si dëm ekonomik 2.8% të energjisë së vjedhur - Në tetor u proceduan 11 subjekte private, pas 1.584 kontrolleve
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë një sasi të vogël vjedhjeve të energjisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i......

Cilët janë fjalëkalimet më të përdorura në botë? Sigurohuni që i juaji të mos jetë në listë!
Lodhja e trurit tuaj për të gjetur një fjalëkalim të fortë mund të jetë një shqetësim më vete. Por nëse doni që emailet tuaja, bankat në internet, kredencialet......

Lagarde e BQE-së: Shenja në rritje se ekonomia globale po fragmentohet në blloqe konkurruese!
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, tha të premten se Europa është tani në një pikë kritike, me deglobalizimin, demografinë dhe......

Sanksione ndaj subjekteve që cënojnë sigurinë - Ndryshon ligji pas rekomandimit të Moneyval. Bllokim i aseteve brenda 48 orëve
Me rekomandim të Moneyval, Shqipëria po forcon ndjeshëm masat shtrënguese ndaj fondeve apo aseteve të subjekteve që cënojnë paqen e sigurinë në përputhje me......

“Boom” i përdorimit të kriptove në Turqi - Vendi përgatit rregulla të reja për licencimin dhe taksimin
Masat e reja të Turqisë për të rregulluar tregun e kriptove do të përqendrohen në licencimin dhe taksimin, pasi vendi i katërt më i madh në botë i tregtimit të......

Volum i lartë kartëmonedhash të huaja në treg - BSH: 61.1 miliardë lekë në tetor, në rritje prej thuajse 2 miliardë nga shtatori
“Fotografimi” më i fundit që i ka bërë Banka e Shqipërisë volumit të monedhave dhe kartmonedhave të huaja në ekonomi, flet për sasi mjaft të larta në fund të......

Greva e përgjithshme paralizon Italinë - Stop transportit publik, mbyllen shkollat dhe zyrat e postës
Greva e përgjithshme e kësaj të premteje që bllokoi Italinë, paralizoi transportin publik për 4 orë. Grevës iu bashkuan trenat, transporti publik -......

Kursi dhe çmimet “lënë në baltë” të ardhurat doganore - Buxheti mbledh 545 milionë USD më shumë. “Fryhet” skema e kontributeve
Buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 530.6 miliardë lekë përgjatë periudhës Janar-Tetor 2023, me një shtesë prej +54.5 miliardë lekësh apo më shumë se 545......