Europa Postuar më 17 Nëntor 2023, 11:33

“Boom” i përdorimit të kriptove në Turqi - Vendi përgatit rregulla të reja për licencimin dhe taksimin

Nga SCAN TV
“Boom” i përdorimit të kriptove në Turqi - Vendi

Masat e reja të Turqisë për të rregulluar tregun e kriptove do të përqendrohen në licencimin dhe taksimin, pasi vendi i katërt më i madh në botë i tregtimit të kriptove kërkon të dalë nga ‘lista gri’ e mbikëqyrësit ndërkombëtar të krimit financiar.

Ankaraja premtoi rregulloret e reja muajin e kaluar mes një ‘boom-i’ të gjatë në tregtimin e kriptove, pasi inflacioni në rritje dhe një rënia e lirës vendase nxiti një kërkesë për aktive alternative.

Turqia po kërkon gjithashtu të adresojë shqetësimet e ngritura nga mbikëqyrësi financiar me bazë në Paris, Task Forca e Veprimit Financiar - FATF, e cila e vendosi vendin në të ashtuquajturën listën gri të vendeve në rrezik të pastrimit të parave dhe krimeve të tjera financiare në vitin 2021.

Ekspertët e sektorit të kriptos në vend shprehen se futja e disa standardeve të licencimit do të jetë një nga prioritetet kryesore në rregulloren e re, pasi kjo do të parandalojë abuzimet ndaj sistemit.

Rregulloret mund të përfshijnë gjithashtu kërkesat e mjaftueshmërisë së kapitalit, masat për të përmirësuar sigurinë dixhitale, shërbimet e kujdestarisë dhe vërtetimin e rezervave.

Turqia renditet e katërta globalisht në vëllimet e transaksioneve të kriptove të papërpunuara, me rreth 170 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Indisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Vendi ishte i 12-ti në indeksin e adoptimit të kriptove të firmës, duke reflektuar dëshirën e turqve për të kundërshtuar zhvlerësimin e monedhës dhe interesin e të rinjve për teknologjinë e re.

Në tetor, ministri i Financave Mehmet Simsek tha se Ankaraja do të miratojë një legjislacion të ri që mbulon kripto-asetet sa më shpejt të jetë e mundur për të përmbushur rekomandimin e fundit të mbetur të FATF, i cili do t'i lejojë Turqisë të dalë nga lista gri, gjë që mund të ndikojë në vlerësimet e investimeve të një vendi dhe reputacionin.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......