Volum i lartë kartëmonedhash të huaja në treg - BSH: 61.1 miliardë lekë në tetor, në rritje prej thuajse 2 miliardë nga shtatori

“Fotografimi” më i fundit që i ka bërë Banka e Shqipërisë volumit të monedhave dhe kartmonedhave të huaja në ekonomi, flet për sasi mjaft të larta në fund të muajit tetor. Sipas të dhënave zyrtare të saj, në fund të muajit tetor rezulton në total ekuivalenti prej 61.1 miliardë lekësh i monedhave dhe kartmonedhave në valutë qe qarkullojnë në kanalet zyrtare, në rritje prej thuajse 2 miliardë lekësh krahasuar me shtatorin, ndërkohë që rritja është shumë më e dukshme krahasuar me gushtin, ku volumi i tyre ishte 13.5 miliardë lekë. Muaji me vlerën më të lartë të monedhave dhe kartmonedhave ka qenë prilli, kur totali i tyre ishte mbi 108 miliardë lekë.
Rrirja e pranisë së valutave të huaja në tregun tonë financiar vjen në një çast kur tetori ka shënuar rënie të monedhës tonë kombëtare në qarkullim jashtë sektorit bankar. Sipas të dhënave zyrtare, për herë të parë që prej muajve të verës, paraja në qarkullim jashtë bankave në vend ka shënuar rënie.
Banka e Shqipërisë raporton se nga 408 miliardë lekë në muajin shtator, ajo ka rënë në 405.5 miliardë në fund të tetorit, duke u pakësuar me afërisht 3 miliardë lekë në harkun kohor të 30 ditëve, por me më shumë se 5 miliardë krahasuar me gushtin, kur u shënua vlera rekord prej 410.6 miliardë lekësh. Ndërkaq, volumi i parave në qarkullim jashtë sistemit bankar ka shumë i lartë përgjatë gjithë vitit.
Shifrat janë shumë më të larta po t’i karahasojmë me vitet e mëparshme. Në janarin e vitit 2022, totali i parave që qarkullonin jashtë bankave ishte pak më shumë se 376 miliardë lekë, thuajse 25 miliardë lekë, apo rreth 340 milionë euro më pak nga sa qarkullojnë aktualisht. Ky tregues ka ardhur në rritje përgjatë gjithë vitit të shkuar për të kulmuar në fund të tij në mbi 400 miliardë lekë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Greva e përgjithshme paralizon Italinë - Stop transportit publik, mbyllen shkollat dhe zyrat e postës
Greva e përgjithshme e kësaj të premteje që bllokoi Italinë, paralizoi transportin publik për 4 orë. Grevës iu bashkuan trenat, transporti publik -......

Kursi dhe çmimet “lënë në baltë” të ardhurat doganore - Buxheti mbledh 545 milionë USD më shumë. “Fryhet” skema e kontributeve
Buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 530.6 miliardë lekë përgjatë periudhës Janar-Tetor 2023, me një shtesë prej +54.5 miliardë lekësh apo më shumë se 545......

Si po i “peshkojnë” fondet e buxhetit fermerët? - Vetëm në 2023-shin u formalizuan mbi 12 mijë
Fondet e dhëna për skemën kombëtare të mbështetjes vitet e fundit si dhe ofrimi i mundësisë për të përfituar naftën falas për punime të mekanizuar në bujqësi,......

Pagat në Europë, rritjet dhe uljet më të mëdha - Italia, ndër vendet me rekordet më negative
Rezultatet e një sondazhi nga Konfederata e Sindikatave Europiane – CES, në lidhje me pagat e punëtorëve europianë tregojnë rritjen dhe uljen e tyre në vende......

Biokarburantet, qeveria rikthen planet për përdorimin - Planet, 10% për vitet 2024-2025. Ligji i ri nuk është miratuar ende
Politikat e zhvillimit të energjisë së rinovueshme do të synojnë të rrisin përdorimin e biokarburanteve në sektorin e transportit me 10% për vitet 2024-2025”.......

Maqedonia e Veriut heq dorë nga qymyri - BERZH mbështet planin prej 4 miliardë euro
Huadhënësit ndërkombëtarë, përfshirë Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Botërore, po mbështesin një plan prej 4 miliardë euro për të......

BE miraton ndihmën e re shtetërore për bizneset - Gjermania dhe Franca janë përfitueset më të mëdha të fondeve
Pavarësisht kundërshtimeve të ngritura nga shtetet më të vogla anëtare, BE zgjati deri në mars të vitit të ardhshëm lehtësimin e rregullave të ndihmës......

Bankat apo Mikrokreditë? Ku janë shanset më të larta për aprovim të kredisë në Shqipëri?
Bankat dhe institucionet microfinanciare janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në rrugën drejt një revolucioni financiar në Shqipëri. Në 6 mujorin e parë të......