Bota Postuar më 17 Nëntor 2023, 18:54

Ari, në nivelin më të lartë në 3 javë - Metali i verdhë pritet të realizojë fitime javore prej 2.8%

Nga SCAN TV
Ari, në nivelin më të lartë në 3 javë - Metali i

Ari ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke u ngjitur në nivelin më të lartë në 2 javët e fundit. Gjithashtu, metali i verdhë pritet të publikojë fitimet e para javore në 3 javët e fundit, për shkak të rritjes së pritshmërive se Rezerva Federale nuk do të rrisë normat e interesit.

Kontrata “spot” e arit po tregtohet në rreth 1990 dollarë për onz, ndërsa gjatë kësaj jave është rritur me 2.8%. Në përgjithësi, investitorët janë pozitivë për arin, sepse ata janë duke vënë baste kundër rritjeve të mëtejshme të normave të interesit në SHBA dhe presin të politika monetare të fillojë të lehtësohet në maj të vitit 2024.

Normat më të ulëta të interesit ulin koston oportune të mbajtjes së arit, një aktiv që nuk jep interes dhe përdoret si mburojë ndaj inflacionit. Të dhënat e kësaj jave treguan se indeksi i çmimeve të konsumit në SHBA mbeti i pandryshuar në tetor, ndërsa norma e inflacionit bazë u rrit me 0.2%, kundrejt parashikimeve të analistëve për një rritje me 0.3%. Në anën tjetër, edhe indeksi i çmimeve të prodhimit ra më hapin më të shpejtë në tre vite e gjysmë.

Ndërkohë, dollari amerikan pritet të realizojë humbje javore, duke e bërë arin më pak të shtrenjtë për zotëruesit e monedhave të tjera. Sidoqoftë, analistët e bankës gjermane, Commerzbank deklaruan në një shënim për klientët e tyre se, rimëkëmbja e arit nuk ka gjasa të vazhdojë, pasi do të duhet edhe pak kohë përpara se tregu të bëjë një kthesë të plotë dhe të fillojë të spekulojë për ulje të normave të interesit në SHBA. Commerzbank pret që ari mund të rritet në mbi nivelin e 2,000 dollarëve në mes të vitit të ardhshëm, kur të fillojë edhe ulja e mundshme e interesave nga Rezerva Federale.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat