Bitcoin i reziston nivelit teknik të 36,000 USD - Pasi humbi 4% të vlerës të enjten, sot i rikthehet fitimeve

Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë. Gjatë ditës së sotme, tregu po mbështetet nga dobësimi i dollarit amerikan, por edhe nga optimizmi që ka mbizotëruar në javët e fundit, se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA do të miratojë së shpejti ETF-të e para në bitcoin.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan ka zbritur drejt 104, niveli më i ulët që nga fillimi i shtatorit, duke ofruar një mbështetje për tregun e aseteve dixhitale. Kriptomonedha më e madhe në botë po qëndron pranë nivelit më të lartë në 18 muajt e fundit, madje i ka mbijetuar edhe niveleve të rezistencës.
Ndërsa numri i portofoleve të vegjël po rritet, nuk ka pasur një kthim të madh nga spekulatorët, që janë ata të cilët mbajnë BTC për periudha të shkurtra kohore. Analistët mendojnë se çmimi i bitcoin do të korrektohet akoma më shumë, përpara se të tentojë sërish nivelet e 38 mijë apo 40 mijë dollarëve. Ndërkohë, lajmet për miratimin e fondit të parë në Bitcoin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishin një katalizator i mundshëm për një lëvizje të tillë.
Gjatë këtij viti, kriptomonedha më e madhe në botë është rritur me 125%, për shkak të parashikimeve se bankat qëndrore do t’i japin fund politikave monetare shtrënguese. Ndër zhvillimet e tjera gjatë javës, gjigandi i manaxhimit të aseteve, BlackRock dyfishoi bastet në ethereum, duke bërë që investitorët të besojnë se shumë shpejt autoritetet në SHBA do të miratojnë edhe një fond të tregtuar në shkëmbim në ethereum, ose siç njihen ndryshe ETF. “iShares Ethereum Trust”, i cili u regjistrua javën e kaluar, do t'u japë investitorëve akses në ethereum, që është kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, por pa e zotëruar drejtpërdrejt atë.
SCAN

Bursat e mbyllin javën në rritje - Volvo humb 11% të vlerës, pasi Geely do të shesë 100 mln aksione
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojnë edhe fitime javore. Indeksi pan-Europian Stoxx po qëndron në rritje me......

Sa vlen tregu i librit në Shqipëri? - Analiza e shtëpive botuese, rreth 16.7 milionë euro xhiro në vitin 2022
Nga data 15 deri me 19 nëntor, në kryeqytet do të rikthehet tradita e panairit të librit ku shtëpi të ndryshme botuese kanë mundësinë të sjellin më afër......

OSHEE faturoi si dëm ekonomik 2.8% të energjisë së vjedhur - Në tetor u proceduan 11 subjekte private, pas 1.584 kontrolleve
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë një sasi të vogël vjedhjeve të energjisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i......

Cilët janë fjalëkalimet më të përdorura në botë? Sigurohuni që i juaji të mos jetë në listë!
Lodhja e trurit tuaj për të gjetur një fjalëkalim të fortë mund të jetë një shqetësim më vete. Por nëse doni që emailet tuaja, bankat në internet, kredencialet......

Lagarde e BQE-së: Shenja në rritje se ekonomia globale po fragmentohet në blloqe konkurruese!
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, tha të premten se Europa është tani në një pikë kritike, me deglobalizimin, demografinë dhe......

Sanksione ndaj subjekteve që cënojnë sigurinë - Ndryshon ligji pas rekomandimit të Moneyval. Bllokim i aseteve brenda 48 orëve
Me rekomandim të Moneyval, Shqipëria po forcon ndjeshëm masat shtrënguese ndaj fondeve apo aseteve të subjekteve që cënojnë paqen e sigurinë në përputhje me......

“Boom” i përdorimit të kriptove në Turqi - Vendi përgatit rregulla të reja për licencimin dhe taksimin
Masat e reja të Turqisë për të rregulluar tregun e kriptove do të përqendrohen në licencimin dhe taksimin, pasi vendi i katërt më i madh në botë i tregtimit të......

Volum i lartë kartëmonedhash të huaja në treg - BSH: 61.1 miliardë lekë në tetor, në rritje prej thuajse 2 miliardë nga shtatori
“Fotografimi” më i fundit që i ka bërë Banka e Shqipërisë volumit të monedhave dhe kartmonedhave të huaja në ekonomi, flet për sasi mjaft të larta në fund të......