Kompanitë kineze po e fitojnë garën “elektrike” - Volkswagen, Toyota dhe Hyundai realizojnë shitjet më të këqija në vite

Markat kineze të automjeteve po udhëheqin garën në zhvendosjen e shpejtë të vendit drejt automjeteve elektrike, duke bërë që Volkswagen të realizojë vitin më të keq përsa i përket shitjeve në Kinë, që nga viti 2012, sipas një analize të CNBC. Gjiganti gjerman i automjeteve nuk është i vetëm në këtë rrugë, pasi edhe Nissan pritet të realizojë vitin më të keq që nga 2009, ndërsa Hyundai pritet të realizojë shitjet më të ulëta po që nga viti 2009, sipas analizës së CNBC me 10 markat globale të makinave.
Rënia vjen në një kohë që Kina po kalon me shpejtësi nga motorët me djegie të brendshme, te automjetet elektrike. Është një treg me rritje të shpejtë të makinave me bateri dhe hibride, që është kapur nga Tesla dhe nga markat vendase, si BYD. Në Kinë, që është tregu më i madh i automjeteve në botë, makinat e reja me energji kanë zënë më shumë se një të tretën e makinave të reja të pasagjerëve të shitura në vend deri më tani për këtë vit. Madje, Shoqata e Makinave të Pasagjerëve të Kinës parashikon se tregu lokal i automjeteve do të rritet me 20%, gjatë nëntorit, krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë që Volkswagen mbetet ende një faktor kryesor në tregun e makinave në Kinë me rreth 3 milionë automjete të shitura në vit, marka gjermane nuk ka fituar shumë interes në hapësirën e makinave elektrike. Në korrik, kompania vendosi të investojë rreth 700 milionë dollarë në “startup”-in kinez të makinave elektrike Xpeng, për të zhvilluar së bashku dy marka për tregun e Kinës.
Por, edhe BYD po ecën me shpejtësi. Kompania me bazë në Shenzhen shiti më shumë se 1 milion makina për herë të parë në vitin 2022 dhe është në rrugën e duhur për të shitur 2.5 milionë automjete në Kinë, gjatë këtij viti. Ndërsa Toyota, e cila ka luftuar në tranzicionin e tregut drejt makinave elektrike, pritet të realizojë vitin e saj më të keq të shitjeve në Kinë që nga viti 2020, me rreth 1.8 milionë automjete.
Industria kineze e automobilave po zhvillohet më shpejt se norma e rritjes së tregut, deklaroi Alvin Liu, një analist në zyrën e Canalys në Shangai, përgjegjëse për gjurmimin dhe analizën globale të tregut të automjeteve elektrike. Ai vuri në dukje se me rreth 2 ose 3 milionë shitje, kompania BYD pritet të kapë një pjesë të konsiderueshme të tregut të automjeteve të reja elektrike në Kinë, prej 8.5 milionë automjete në total.
Markat e huaja po bëhen më pak popullore për konsumatorët kinezë, pasi ata gjithmonë e më shumë po konsiderojnë blerjen e makinave elektrike. Kufizimet e targave në qytetet e mëdha si Pekini i nxisin vendasit të blejnë makina elektrike në vend të makinave tradicionale me karburant. Sipas një sondazh të Bernstein me më shumë se 1500 konsumatorë në Kinë, BYD ishte marka kryesore që blerësit kinezë të automjeteve elektrike do të merrnin në konsideratë. Më pas ishte Tesla, e ndjekur nga Nio.
Kur bëhej fjalë për preferencat në blerjen e makinës së ardhshme, përveç Tesla-s, të gjitha markat e huaja shënuan një rënie, ndërsa markat japoneze si Toyota, Honda dhe Nissan ishin më pak të preferuarat. Sondazhi gjeti gjithashtu një farë besnikërie ndaj markave gjermane të makinave tradicionale, por jo domosdoshmërisht kur bëhej fjalë për burime të ndryshme energjie.
Megjithëse tregu i makinave elektrike në Kinë po rritet me shpejtësi, konkurrenca është e ashpër, madje edhe për markat vendase. Në korrik, BYD hodhi në treg konkurrenten e drejtpërdrejtë të Tesla-s, Denza N7, ndërkohë që u zgjerua përtej makinave të tregut masiv, duke prodhuar edhe makina luksoze, me një çmim prej 1 milion juanë ose rreth 138,000 dollarë. Por, nuk është vetëm tregu i brendshëm objektiv për kompanitë kineze, pasi BYD dhe shumë të tjera po shesin përtej kufijve.
Këtë vit, Kina është në rrugën e duhur për t'u bërë eksportuesi më i madh në botë i makinave, duke tejkaluar Japoninë dhe Gjermaninë, thuhej në një analizë të Moody's në gusht. Dhe në një shenjë se sa forcë e madhe po bëhen prodhuesit kinezë të automjeteve jashtë vendit, Bashkimi Evropian në shtator nisi një hetim kundër subvencioneve ndaj kompanive kineze të automjeteve elektrike.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Bitcoin i reziston nivelit teknik të 36,000 USD - Pasi humbi 4% të vlerës të enjten, sot i rikthehet fitimeve
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë. Gjatë ditës së sotme, tregu po mbështetet......

Bursat e mbyllin javën në rritje - Volvo humb 11% të vlerës, pasi Geely do të shesë 100 mln aksione
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojnë edhe fitime javore. Indeksi pan-Europian Stoxx po qëndron në rritje me......

Sa vlen tregu i librit në Shqipëri? - Analiza e shtëpive botuese, rreth 16.7 milionë euro xhiro në vitin 2022
Nga data 15 deri me 19 nëntor, në kryeqytet do të rikthehet tradita e panairit të librit ku shtëpi të ndryshme botuese kanë mundësinë të sjellin më afër......

OSHEE faturoi si dëm ekonomik 2.8% të energjisë së vjedhur - Në tetor u proceduan 11 subjekte private, pas 1.584 kontrolleve
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë një sasi të vogël vjedhjeve të energjisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i......

Cilët janë fjalëkalimet më të përdorura në botë? Sigurohuni që i juaji të mos jetë në listë!
Lodhja e trurit tuaj për të gjetur një fjalëkalim të fortë mund të jetë një shqetësim më vete. Por nëse doni që emailet tuaja, bankat në internet, kredencialet......

Lagarde e BQE-së: Shenja në rritje se ekonomia globale po fragmentohet në blloqe konkurruese!
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, tha të premten se Europa është tani në një pikë kritike, me deglobalizimin, demografinë dhe......

Sanksione ndaj subjekteve që cënojnë sigurinë - Ndryshon ligji pas rekomandimit të Moneyval. Bllokim i aseteve brenda 48 orëve
Me rekomandim të Moneyval, Shqipëria po forcon ndjeshëm masat shtrënguese ndaj fondeve apo aseteve të subjekteve që cënojnë paqen e sigurinë në përputhje me......

“Boom” i përdorimit të kriptove në Turqi - Vendi përgatit rregulla të reja për licencimin dhe taksimin
Masat e reja të Turqisë për të rregulluar tregun e kriptove do të përqendrohen në licencimin dhe taksimin, pasi vendi i katërt më i madh në botë i tregtimit të......