Merr fund trafiku rrugor dhe ndotja e ajrit - Revolucioni i taksive ajrore nis në New York dhe Paris

Pyetjes ‘sa kohë duhet për të arritur nga aeroporti JFK në Manhattan’, motori i kërkimit Google jep katër përgjigje:
- me metro: 60 – 90 minuta
- me tren periferik: 35 minuta
- me taksi: 45 minuta
- me autobus: 90 minuta.
Pas dy vitesh do të shtohet një përgjigje e re:
- me taksi ajrore: 7 minuta.
Sipas kryebashkiakut Eric Adams, heliporti i qytetit të Nju Jorkut do të bëhet i pari në botë që do të jetë në gjendje t'i shërbejë helikopterëve elektrikë. Ai u shpreh se vizioni për heliportin e qendrës së Manhatanit do të krijojë modelin e parë në botë me infrastrukturë për avionët elektrikë dhe do ta vërë atë në shërbim të njujorkezëve si një qendër për transport të qëndrueshëm dhe lidhje lokale.
Ndër të parat që pritet të përdorin infrastrukturën e pistës do të jenë dy kompani taksish ajrore: Joby Aviation dhe Volocopter, të cilët kanë kryer fluturime pilot. Joby Aviation njoftoi së fundmi partneritetin e saj me Delta Air Lines. Një udhëtim pa zhurmë, pa emetime, pa kaosin e rrugëve të Nju Jorkut. Dhe kryesisht në pak minuta.
Ky është premtimi për investitorët dhe përdoruesit e ardhshëm të Joby Aviation, i cili kreu një fluturim të parë testues me taksi ajrore në heliportin në qendër të Manhatanit. Ishte fluturimi i parë në një mjedis urban dhe tërhoqi vëmendjen e mijëra kalimtarëve. Taksia ajrore mban një pilot dhe katër pasagjerë.
Siç shpjegon kompania, taksia ajrore do të jetë në gjendje të rimbushet për rreth pesë minuta, për aq kohë sa u duhen pasagjerëve për të zbarkuar dhe hipur. Pasagjerët do të rezervojnë udhëtimin e tyre në një aplikacion. Kostoja ende nuk është bërë e ditur, megjithatë kompania garanton se nuk do të jetë shumë më e shtrenjtë se ajo e një taksie konvencionale.
Menjëherë pas uljes së taksisë ajrore të Joby, vendin e tij e zuri avioni gjerman Volocopter Volocopter 2X. Me pilotin dhe dy pasagjerët, taksia ajrore fluturoi për rreth pesë minuta. Nju Jorku ishte ndalesa e fundit e turit të kompanisë që u parapri nga Singapori dhe Las Vegas. Me afrimin e Lojërave Olimpike dhe kaosit në rrugët e Parisit tashmë të padurueshëm për banorët dhe vizitorët, kryeqyteti francez pritet të bëhet qyteti i parë europian që do t'i drejtohet zgjidhjes së taksive fluturuese.
Fluturimet e para të Volocopter në Paris do të zhvillohen në pesë pika, njëra prej të cilave pritet të jetë e vendosur në lumin Seine. Volocopter së pari do të duhet të marrë certifikatën nga Agjencia e Aviacionit dhe Sigurisë së Bashkimit Europian - një proces që kompania thotë se do të përfundojë në fillim të vitit 2024.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Emetimet, OKB: Jemi ende “jashtë piste”! - Nuk pritet reduktim i tyre deri në vitin 2030. Vetëm me 2%
Bota po ‘dështon të kontrollojë’ ndryshimet klimatike, sipas paralajmërimeve të OKB-së, pasi një vlerësim i premtimeve aktuale në mbrojtje të klimës tregon......

Gati formula e re e ndihmës ekonomike - Nxirret për konsultim publik “Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030”
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ka hartuar dhe nxjerrë për konsultim publik strategjinë kombëtare 2024-2030, që adreson një sërë problematikash......

Mbikalimi më i ngatërruar në botë ndodhet në Kinë - Me 20 korsi, 12 kate i lartë dhe 16 kilometra i gjatë
Mbikalimi Huangjueuan në Kinë konsiderohet si mbikalimi më kompleks në botë dhe është një mrekulli e vërtetë ndërtimi dhe trafiku. Ai konsiderohet si një......

Ndryshojnë preferencat e bankave, kujt po i japin kredi? - Më të parapalqyerat kompanitë e shërbimeve, ulin financimin për ndërtuesit e tregtarët
Viti 2023 ka sjellë një ndryshim të dukshëm të sektorëve të mbështetur me kredi nga bankat. Gjatë gjithë këtij viti është shënuar ngadalësim i rritjes së......

Sa para’ do të shkojnë për strehimin? - Mbi 1.700 familje do të përfitojnë pagesë qiraje. Rindërtimi hyn në vitin e 5-të
Strehimi parashikohet t’i kushtojë afro 84 milionë dollarë buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, ku pjesën kryesore vijon ta zërë procesi i rindërtimit, i......

Bonuset e solidaritetit në Greqi - 2.3 milionë qytetarë përfitojnë 352 milionë euro
Gjithsej 2.3 milionë qytetarë grekë do të përfitojnë nga masat e mbështetjes emergjente në vlerën 352 milionë euro që do të jepen në dhjetor. Lajmi u konfirmua......

Çfarë fitoi Xi i Kinës nga takimi i tij me Biden?!
Kur presidenti kinez Xi Jinping u takua me drejtuesit për darkë të mërkurën mbrëma në San Francisko, ai u përshëndet me jo një, por me tre duartrokitje nga......

Nafta, në nivelin më të ulët në 4 muaj - Të enjten ra me 5%, ndikon ngadalësimi i kërkesës në SHBA dhe Kinë
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje javore për të katërtën javë me radhë. Të enjten, ndërkohë, çmimet e naftës ranë......