Europa Postuar më 20 Nëntor 2023, 10:40

Rregullat e reja për Inteligjencën Artifciale - Marrëveshje mes Gjermanisë, Francës dhe Italisë

Nga SCAN TV
Rregullat e reja për Inteligjencën Artifciale - Marrëveshje mes

Gjermania, Franca dhe Italia kanë arritur një marrëveshje për atë se si duhet të rregullohet inteligjenca artificiale në të ardhmen.

Të tre qeveritë janë në favor të angazhimeve të detyrueshme vullnetare për ofruesit e mëdhenj dhe të vegjël të IA në Bashkimin Europian. Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli aktualisht po negociojnë se si duhet të pozicionohet blloku në këtë fushë të re.

Parlamenti prezantoi një “Akt të IA” në qershor, me qëllim shmangien e rreziqeve të sigurisë nga aplikimet e Inteligjencës Artificiale dhe shmangien e efekteve diskriminuese, por pa ngadalësuar fuqinë inovative të kësaj teknologjie të re në Europë.

Gjatë diskutimeve, Parlamenti Europian propozoi që kodi i sjelljes fillimisht të jetë i detyrueshëm vetëm për ofruesit kryesorë të IA, të cilët janë kryesisht nga SHBA.

Megjithatë, tre qeveritë e BE-së kanë bërë paralajmërimet e tyre përkatëse kundër këtij avantazhi të dukshëm konkurrues për ofruesit më të vegjël europianë. Sipas tyre, kjo mund të çojë në më pak besim në sigurinë e këtyre ofruesve më të vegjël dhe si rrjedhojë në më pak klientë. Prandaj, rregullat e sjelljes dhe transparencës duhet të jenë të detyrueshme për të gjithë.

Edhe pse është bërë e qartë se fillimisht nuk do të ketë sanksione, nëse shkeljet e kodit të sjelljes identifikohen pas një periudhe të caktuar kohore, mund të krijohet një sistem sanksionesh. Në të ardhmen, një autoritet europian do të monitorojë përputhjen me standardet.

Ministria e gjermane e Ekonomisë, e cila është përgjegjëse për këtë temë së bashku me Ministrinë e Çështjeve Digjitale, tha se ligjet dhe kontrolli shtetëror nuk duhet të rregullojnë vetë IA, por më tepër zbatimin e saj.

Zhvillimi i modeleve të inteligjencës artificiale që nuk janë ende në përdorim, ose nuk janë hedhur ende në treg, nuk duhet të rregullohet veçmas nga shteti.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat