Koncesionet do marrin më shumë para’ - Buxheti 2024 arrin në 14.3 mld lekë, 1.3 mld lekë më shumë se sivjet
Kontratat koncesionare do të marrin më shumë para’ nga buxheti i shtetit për vitin 2024. Sipas projektbuxhetit, për vitin që vjen janë akorduar në total 14.3 mld lekë apo rreth 1.3 mld lekë më shumë se buxheti i vitit 2023, ku financimi për koncesionet ishte rreth 13 mld lekë.
Në total janë 10 kontrata që financohen, teksa peshën më të madhe të buxhetit të koncesioneve e ka ndërtimi i rrugës së Arbrit. Për këtë kontratë, në total për vitin 2024 janë akorduar 3.5 mld lekë. 2 kontratat e tjera në sektorin e rrugëve që do të financohen për vitin që vjen janë ato të autostradës Milot – Morinë dhe të aksit Porti i Jahteve –Orikum – Dukat, teksa buxheti total për koncesionet në sektorin e transportit rrugor arrin në rreth 5.2 mld lekë.
Ndërkaq, për vitin 2024 është parashikuar mbështetje buxhetore edhe për 4 kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë, ku përfshihet kontrolli shëndetësor bazë, i njohur ndryshe si check –up, sterlizimi i instrumenteve kirurgjikalë, ofrimi i shërbimeve laboratorike dhe koncesioni i hemodializës. Kontratat e partneritetit publik –privat në sektorin shëndetësor do të financohen në total, me një shumë prej 5.4 mld lekësh.
Paralelisht, buxheti i vitit që vjen parashikon edhe financimin e kontratës për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, me një vlerë prej 1.27 mld lekë, teksa buxheti për këtë kontratë ka pësuar rritje në raport me vitin 2023. 2 kontratat e tjera që do të marrin para’ nga buxheti 2024 janë ato të infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë, si dhe kontrata e shërbimit të skanimit të dogana. Ndërkaq, 3 kontrata të tjera për ndërtim e inceneratorit të Elbasanti, Fierit dhe aksin Milot – Balldren, tashmë janë joaktive.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Kuvendi miraton buxhetin dhe paketën fiskale – Me 73 vota të mazhorancës, në seancën e tensionuar që zgjati më pak se 5 minuta
Në një seancë të tensionuar që zgjati më pak se 5 minuta, për shkak të protestës se opozitës me tymuese, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin 2024 dhe......

2 milionë euro për kapelen e Napoleonit - Kapelja e Perandorit u shit në një ankand në Paris
Një kapele e Napoleonit, dybrirëshi i famshëm i zi i vitit 1810, u shit në ankand për 2 milionë euro, duke tejkaluar pritshmëritë të cilat ishin për 600-800......

Masa sigurie për vajin e ullirit në Spanjë - Ndërsa 1 litër shitet deri në 14.5 euro, rriten rastet e vjedhjeve
Në Spanjë, prodhuesi më i madh i vajit të ullirit në botë, supermarketet po “kyçin” shishet e vajit në një moment që çmimet rriten në mënyrë të vazhdueshëm......

Greqia “shpëton” industrinë europiane të automjeteve - “Lufta” mes Europës dhe Kinës për mineralet e rralla përfundon në Athinë
Greqia mund të jetë vendi ku pritet të përfundojë dhe lufta mes Europës dhe Greqisë për sa i përket mineraleve të rralla. Duke iu referuar pikërisht galiumit,......

Rregullat e reja për Inteligjencën Artifciale - Marrëveshje mes Gjermanisë, Francës dhe Italisë
Gjermania, Franca dhe Italia kanë arritur një marrëveshje për atë se si duhet të rregullohet inteligjenca artificiale në të ardhmen. Të tre qeveritë janë në......

Kush është presidenti i ri populist i ekstremit të djathtë të Argjentinës?
Populli i Argjentinës ka folur: politikani i njohur televiziv Javier Milei do të jetë udhëheqësi i ardhshëm i ekonomisë së dytë më të madhe të Amerikës së......

Si krahasohen pagat mesatare në të gjithë Europën?
Rregulloret e BE-së për punonjësit janë përgjithësisht mjaft të forta me një theks në kushtet individuale të punës dhe të drejtat e punës, duke përfshirë të......

Kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë fillim jave në kuota negative duke regjistruar rënie gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 94.7 lekë dhe është shitur......