Europa Postuar më 20 Nëntor 2023, 10:59

2 milionë euro për kapelen e Napoleonit - Kapelja e Perandorit u shit në një ankand në Paris

Nga SCAN TV
2 milionë euro për kapelen e Napoleonit - Kapelja e Perandorit u shit

Një kapele e Napoleonit, dybrirëshi i famshëm i zi i vitit 1810, u shit në ankand për 2 milionë euro, duke tejkaluar pritshmëritë të cilat ishin për 600-800 mijë euro. Kjo shitje tërhoqi blerës nga e gjithë bota dhe ngjalli shumë entuziazëm, sipas shtëpisë së ankandit, e cila ka shënuar një rekord të ri personal duke ruajtur anonimitetin e blerësit. Në vitin 2014 ishte shitur një tjetër kapele që i përkiste Napoleonit për shifrën 1.884 milionë euro.

E zbukuruar me kokadë trengjyrëshe, e bardhë në qendër, pastaj blu dhe e kuqe nga jashtë dhe në formën tradicionale franceze, kapelja legjendare, një nga ato të mëdhatë që u bë simboli i Napoleon Bonapartit, përmban një dyshe gërshetash prej mëndafshi të zi, e mbajtur me një kopsë druri të qëndisur me fije mëndafshi të zi.

Një kapele e re që i përkiste me siguri shkencore Napoleon Bonapartit - një test i ADN-së e konfirmoi atë, do të shitet në ankand nga Bonhams. E përshkruar nga shtëpia britanike e ankandeve si ‘kapelja e parë që mbante ADN-në e perandorit’, ajo u ekspozua në Hong Kong përpara se të transferohej në Paris dhe më pas në Londër. Kapelja, një nga dybrirëshet e famshme që shpesh shfaqet në përshkrimet e Napoleonit në fushën e betejës, ishte blerë nga pronari aktual në një shtëpi të vogël ankandesh gjermane që ai nuk e dinte në atë kohë se i përkiste perandorit. Të tjera kapele ‘Napoleonike’ janë shitur gjithashtu në ankand për një milion paund.

Ndër sendet e tjera nga koleksioni që përfunduan në ankand, ishte edhe një pjatë argjendi e grabitur nga karroca e Napoleonit pas humbjes së tij në Betejën e famshme të Waterloo-s në 1815 - ën. Gjithashtu në shitje ishte një kuti aksesorësh që përmbante një furçë dhëmbësh argjendi, brisqe, gërshërë dhe sende të tjera personale.

Mendohet se janë rreth njëzet nga këto kapele të cilat Napoleoni i mbante dhe që ruhen në koleksione private.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat