Gati bonusi i fundvitit për pensionistët - 5 mijë lekë shpërblim për mbi 700 mijë përfitues

Në prag të festave të fundvitit, pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shpërblim. Në buxhetin e vitit 2023 janë programuar 3.5 miliardë lekë në total që do të shkojnë për bonusin e moshës së tretë, por përfitues do të jenë edhe individët me pension invaliditeti, persona që trajtohen me pension familjar dhe pension social, minatorë që kanë dalë në pension sipas ligjit 150, naftëtarë, metalurgë, ish-ushtarakët etj.
Kjo do të jetë ndërhyrja e tretë brenda një vitit, pasi qeveria ka shpërndarë edhe një bonus tjetër në muajin Prill të këtij vitit, në vlerën e 5 mijë lekëve, i cili u mundësua nga mbledhja e të ardhurave nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë,
Ndërsa, në muajin Shtator, Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, miratoi vendimin për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve, që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.
Për periudhën gusht 2022- gusht 2023, Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, që llogaritet nga INSTAT, rezultoi në masën 8.6%. Nga data 1 tetor 2023, mbi 767 mijë individë të të gjitha kategorive të pensioneve kanë përfituar indeksimin në këtë masë.
Edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura, pësoi rritje duke u llogaritur në 9,327 lekë ose 739 lekë më shumë, ku përfitues ishin 2,499 persona, në shkallë vendi.
Gjatë vitit të kaluar pensionet u indeksuan në nivelin 9.5% si një masë për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve që erdhën si pasojë e luftës në Ukrainë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Bota ka më pak se 68 ditë sheqer në rezerva për shkak të El Nino!
Modelet e motit të thatë të El Ninos kanë çuar në më shumë se dyfishimin e çmimeve të sheqerit. Sheqeri nevojitet për të bërë bukë, i cili është një element......

Projekti për pistë garash, nënshkruhet kontrata - Auto Moto Park, studimi i fizibilitetit do të kushtojë 18.2 mln lekë
18.2 mln lekë është vlera e kontratës për studimin e fizibilitetit të Auto Moto Park, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Elbasanit. Drejtoria e......

Shtesat e pashfrytëzueshme të tokave bujqësore u jepen poseduesve - Udhëzim i Qeverisë për kalimin e pronësisë në favor të përdoruesve të sipërfaqeve shërbyese
Përmes një Udhëzimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktet që do përdoren për të kaluar në pronësi të përdoruesve sipërfaqet......

Turizmi vijon me rekorde edhe në shtator - Netë qëndrimet nga vendasit, dy herë më shumë se vjet
Sezoni i verës duket se ka vazhduar dhe përgjatë muajit Shtator sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” mbi strukturat akomoduese. Nga analiza e të......

A po përmirësohet më në fund pesimizmi ekonomik në Gjermani?
Investitorët gjermanë janë më shpresëdhënës sesa pritej pasi analistët parashikojnë një rënie të vazhdueshme të inflacionit. Ndjenja ekonomike në Gjermani u......

Fatalitetet në punë: Ku ndodhin më së shumti në Europë?
Rreth 3,347 vdekje në vendin e punës u regjistruan në të gjithë BE-në në vitin 2021, sipas të dhënave nga Eurostat, me Letoninë dhe Lituaninë që regjistrojnë......

Drithërat e Moldavisë të bllokuar në ngushticën globale të ushqimit!
Për shkak të bombardimeve ruse, ukrainasit tani eksportojnë rezervat e tyre masive të grurit në tokë. Kjo ka krijuar një nga pengesat më të mëdha që ka parë......

Konkurrencë e fortë mes bankave për kredinë për shtëpi - Normat e interesave të huave hipotekore, deri 1.8% më të ulëta se ecuria në vite
Ndërsa norma bazë e interesit është aktualisht në nivelin rekord prej 3.25%, ajo nuk po reflektohet në rritje të interesave të huave hipotekore. Madje......