Dollari, në nivelin më të ulët në mbi 2 muaj - Investitorët vendosin baste kundër rritjes së interesave në SHBA

Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 2 muaj e gjysëm, duke zgjeruar humbjet e javës së kaluar, pasi investitorët po vendosin baste se Rezerva Federale do ta mbyllë ciklin e rritjes së interesave.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.6, niveli më i ulët që nga 1 shtatori, duke zgjeruar humbjet prej 2% të javës së kaluar. Në anën tjetër, euro është ngjitur mbi 1.09 dollarë, ndërsa jeni është forcuar deri në 148 në raport me monedhën e gjelbër.
Tregjet e kanë ulur rrezikun e rritjes së mëtejshme të normës nga Rezerva Federale, pasi treguesit ekonomikë në SHBA rezultuan më të dobët se sa pritej, veçanërisht pas një leximi të inflacionit që rezultoi nën vlerësimet e tregjeve. Tashmë fokusi do të përqendrohet te koha se kur do të vijë ulja e parë e normave të interesit. Investitorët po vlerësojnë 30% mundësi që FED mund të fillojë lehtësimin e politikës monetare në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë, procesverbali i takimit të fundit të bankës qendrore amerikane mund të japë një panoramë më të qartë mbi opinionet e politikëbërësve në lidhje me normat e interesit. Edhe paundi britanik po qëndron pranë nivelit më të lartë në 2 muajt e fundin përballë dollarit amerikan.
Ndër zhvillimet e tjera, Kina i la të pandryshuara normat e saj të kreditimit, më përputhje me parashikimet e analistëve, pasi një juan më i dobët vazhdoi të kufizonte lehtësimin e mëtejshëm monetar.
SCAN

Ari, i qëndrueshëm në rreth 1980 dollarë - Ngadalësimi i inflacionit në SHBA mbështet metalin e verdhë
Ari është kthyer në rënie të lehtë gjatë tregtisë aziatike, ndërsa humbjet po kufizohen nga dobësimi i dollarit amerikan, përballë monedhave kryesore......

Bitcoin ngjitet sërish në mbi 37,000 USD - Mbështetet nga fitorja e Milei në zgjedhjet presidenciale në Argjentinë
Bitcoin është ngjitur në mbi 37,000 dollarë në sesionin e sotëm, pasi zgjedhjet presidenciale në Argjentinë u fituan nga Javier Milei, një kandidat pro......

Bursat e nisin javën me ndryshime të vogla - Aksionet e Bayer bien me 19%, dështon me një ilaç kundër mpiksjes
Bursat europiane e kanë nisur në kujdes këtë javë, pas fitimeve të realizuara javën e kaluar. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie të lehtë me......

Miliona njerëz mund të punojnë një javë katër-ditore deri në vitin 2033 falë inteligjencës artificiale!
Përfshirja e inteligjencës artificiale (AI) në rrjedhat e punës mund të nënkuptojë se ne punojmë më pak për të njëjtën pagesë, sipas institutit të mendimit......

Gati bonusi i fundvitit për pensionistët - 5 mijë lekë shpërblim për mbi 700 mijë përfitues
Në prag të festave të fundvitit, pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shpërblim. Në buxhetin e vitit 2023 janë programuar 3.5 miliardë lekë në total që do......

Bota ka më pak se 68 ditë sheqer në rezerva për shkak të El Nino!
Modelet e motit të thatë të El Ninos kanë çuar në më shumë se dyfishimin e çmimeve të sheqerit. Sheqeri nevojitet për të bërë bukë, i cili është një element......

Projekti për pistë garash, nënshkruhet kontrata - Auto Moto Park, studimi i fizibilitetit do të kushtojë 18.2 mln lekë
18.2 mln lekë është vlera e kontratës për studimin e fizibilitetit të Auto Moto Park, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Elbasanit. Drejtoria e......

Shtesat e pashfrytëzueshme të tokave bujqësore u jepen poseduesve - Udhëzim i Qeverisë për kalimin e pronësisë në favor të përdoruesve të sipërfaqeve shërbyese
Përmes një Udhëzimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktet që do përdoren për të kaluar në pronësi të përdoruesve sipërfaqet......