Ari, i qëndrueshëm në rreth 1980 dollarë - Ngadalësimi i inflacionit në SHBA mbështet metalin e verdhë

Ari është kthyer në rënie të lehtë gjatë tregtisë aziatike, ndërsa humbjet po kufizohen nga dobësimi i dollarit amerikan, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare. Gjithmonë e më shumë, investitorët po vendosin baste se Rezerva Federale mund t’i ketë dhënë fund rritjes së interesave.
Kontrata “spot” e arit po tregtohet në rreth 1980 dollarë për onz, ndërsa javën e kaluar u rrit me 2.2%. “Ne kemi parë një ndryshim mjaft domethënës gjatë javës së fundit në tregje, lidhur me politikën e Rezervës Federale dhe mbi kohën se kur do të ulë normat e interesit,” tha Kyle Rodda, analiste e tregut financiar pranë Capital.com.
Të dhënat që tregojnë për një ngadalësim të tregut të punës në SHBA dhe një raport më të dobët se sa pritej për inflacionin javën e kaluar, ringjallën shpresat se banka qendrore amerikane mund të fillojë të lehtësojë kushtet monetare më shpejt se sa pritej.
Normat më të ulëta të interesit ushtrojnë më pak presion mbi yield-et e obligacioneve dhe mbi dollarin amerikan. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rënie me rreth 0.2% dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 2 muaj e gjysmë, duke e bërë arin më të lirë për zotëruesit e monedhave të tjera.
Zotërimet në SPDR Gold Trust, që është fondi më i madh në botë i tregtuar në shkëmbim dhe që mbështetet te metali i çmuar, u rritën me 1.49% në 883.43 ton të premten. Ndër metalet e tjera, ari po tregtohet në rreth 23.7 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në mbi 900 dollarë për onz.
SCAN
Sondazh

Bitcoin ngjitet sërish në mbi 37,000 USD - Mbështetet nga fitorja e Milei në zgjedhjet presidenciale në Argjentinë
Bitcoin është ngjitur në mbi 37,000 dollarë në sesionin e sotëm, pasi zgjedhjet presidenciale në Argjentinë u fituan nga Javier Milei, një kandidat pro......

Bursat e nisin javën me ndryshime të vogla - Aksionet e Bayer bien me 19%, dështon me një ilaç kundër mpiksjes
Bursat europiane e kanë nisur në kujdes këtë javë, pas fitimeve të realizuara javën e kaluar. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie të lehtë me......

Miliona njerëz mund të punojnë një javë katër-ditore deri në vitin 2033 falë inteligjencës artificiale!
Përfshirja e inteligjencës artificiale (AI) në rrjedhat e punës mund të nënkuptojë se ne punojmë më pak për të njëjtën pagesë, sipas institutit të mendimit......

Gati bonusi i fundvitit për pensionistët - 5 mijë lekë shpërblim për mbi 700 mijë përfitues
Në prag të festave të fundvitit, pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shpërblim. Në buxhetin e vitit 2023 janë programuar 3.5 miliardë lekë në total që do......

Bota ka më pak se 68 ditë sheqer në rezerva për shkak të El Nino!
Modelet e motit të thatë të El Ninos kanë çuar në më shumë se dyfishimin e çmimeve të sheqerit. Sheqeri nevojitet për të bërë bukë, i cili është një element......

Projekti për pistë garash, nënshkruhet kontrata - Auto Moto Park, studimi i fizibilitetit do të kushtojë 18.2 mln lekë
18.2 mln lekë është vlera e kontratës për studimin e fizibilitetit të Auto Moto Park, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Elbasanit. Drejtoria e......

Shtesat e pashfrytëzueshme të tokave bujqësore u jepen poseduesve - Udhëzim i Qeverisë për kalimin e pronësisë në favor të përdoruesve të sipërfaqeve shërbyese
Përmes një Udhëzimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktet që do përdoren për të kaluar në pronësi të përdoruesve sipërfaqet......

Turizmi vijon me rekorde edhe në shtator - Netë qëndrimet nga vendasit, dy herë më shumë se vjet
Sezoni i verës duket se ka vazhduar dhe përgjatë muajit Shtator sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” mbi strukturat akomoduese. Nga analiza e të......