Bitcoin ngjitet sërish në mbi 37,000 USD - Mbështetet nga fitorja e Milei në zgjedhjet presidenciale në Argjentinë

Bitcoin është ngjitur në mbi 37,000 dollarë në sesionin e sotëm, pasi zgjedhjet presidenciale në Argjentinë u fituan nga Javier Milei, një kandidat pro kriptomonedhave. Për rrjedhojë i gjithë tregu u rrit me mbi 2% në 24 orët e fundit.
Milei, që e ka përshkruar veten si një një anarko-kapitalist, ka qenë mbështetës i bitcoin, duke e quajtur si “kthimin e parave te sektori privat”. “Duhet të kuptojmë se banka qendrore është një mashtrim”, tha Milei në fillim të këtij viti kur u pyet për bitcoin.
“Ajo që përfaqëson bitcoin,” vazhdoi ai, “është kthimi i parave te krijuesi i tij origjinal, sektori privat”. Megjithatë, Milei nuk ka shkuar aq larg sa të propozojë një kurs ligjor për bitcoin. Në vend të kësaj, ai po bën thirrje për të eliminuar bankën qendrore të vendit dhe për të dollarizuar ekonominë argjentinase, e cila është bllokuar nga inflacioni që arriti në 142% në tetor.
Gjithashtu, në fokus të tregjeve kanë qenë edhe kriptomonedhat e lidhura me Inteligjencën Artificiale, të cilat kanë fituar rreth 8% të vlerës. Kjo javë pritet të jetë shumë e ngjeshur me lajme rreth kriptomonedhave, me disa ngjarje dhe njoftime që mund të nxisin lëvizjet e tregut.
Të martën, do të publikohet procesverbali i takimit të fundit të Rezervës Federale, që do të japë një panoramë më të qartë në lidhje me normat e interesit. Gjithashtu të martën, Nvidia do të raportojë fitimet e saj për tremujorin e tretë të vitit.
Kjo kompani po bëhet ndër lojtarët kryesorë në revolucionin e Inteligjencës Artificiale. Në lidhje me përgjysmimin e normës së gjenerimit të bitcoin, që do të ndodhë në prill të vitit 2024, investitorët mendojnë se kriptomonedha më e madhe në botë mund të bjerë drejt 30 mijë dollarëve, përpara se të vijojë një “marshim i ri” në mbi 40 mijë dollarë. Megjithatë, analistët vlerësojnë se, gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm ecuria e tregut të kriptomonedhave do të ndikohet edhe nga ecuria e tregut të aksioneve dhe të borxhit.
SCAN
Sondazh

Bursat e nisin javën me ndryshime të vogla - Aksionet e Bayer bien me 19%, dështon me një ilaç kundër mpiksjes
Bursat europiane e kanë nisur në kujdes këtë javë, pas fitimeve të realizuara javën e kaluar. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie të lehtë me......

Miliona njerëz mund të punojnë një javë katër-ditore deri në vitin 2033 falë inteligjencës artificiale!
Përfshirja e inteligjencës artificiale (AI) në rrjedhat e punës mund të nënkuptojë se ne punojmë më pak për të njëjtën pagesë, sipas institutit të mendimit......

Gati bonusi i fundvitit për pensionistët - 5 mijë lekë shpërblim për mbi 700 mijë përfitues
Në prag të festave të fundvitit, pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shpërblim. Në buxhetin e vitit 2023 janë programuar 3.5 miliardë lekë në total që do......

Bota ka më pak se 68 ditë sheqer në rezerva për shkak të El Nino!
Modelet e motit të thatë të El Ninos kanë çuar në më shumë se dyfishimin e çmimeve të sheqerit. Sheqeri nevojitet për të bërë bukë, i cili është një element......

Projekti për pistë garash, nënshkruhet kontrata - Auto Moto Park, studimi i fizibilitetit do të kushtojë 18.2 mln lekë
18.2 mln lekë është vlera e kontratës për studimin e fizibilitetit të Auto Moto Park, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Elbasanit. Drejtoria e......

Shtesat e pashfrytëzueshme të tokave bujqësore u jepen poseduesve - Udhëzim i Qeverisë për kalimin e pronësisë në favor të përdoruesve të sipërfaqeve shërbyese
Përmes një Udhëzimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktet që do përdoren për të kaluar në pronësi të përdoruesve sipërfaqet......

Turizmi vijon me rekorde edhe në shtator - Netë qëndrimet nga vendasit, dy herë më shumë se vjet
Sezoni i verës duket se ka vazhduar dhe përgjatë muajit Shtator sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” mbi strukturat akomoduese. Nga analiza e të......

A po përmirësohet më në fund pesimizmi ekonomik në Gjermani?
Investitorët gjermanë janë më shpresëdhënës sesa pritej pasi analistët parashikojnë një rënie të vazhdueshme të inflacionit. Ndjenja ekonomike në Gjermani u......