Bursat e nisin javën me ndryshime të vogla - Aksionet e Bayer bien me 19%, dështon me një ilaç kundër mpiksjes

Bursat europiane e kanë nisur në kujdes këtë javë, pas fitimeve të realizuara javën e kaluar. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie të lehtë me 0.1%, ndërsa sektori i kujdesit shëndetësor kryeson humbjet, në rënie me 0.9%.
Prodhuesi gjerman i farmaceutikës, Bayer ra me më shumë se 19% në mëngjesin e sotëm, pasi të dielën në mbrëmje njoftoi se i kishte ndaluar provat e një ilaçi të ri kundër mpiksjes së gjakut, për shkak të “mungesës së efikasitetit”.
Referuar zhvillimeve të tjera, inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u ngadalësua në 4.6% gjatë tetorit, nga 6.7% që ishte në shtator. Ndërsa në Eurozonë, inflacioni u konfirmua në 2.9% muajin e kaluar, nga 4.3% që ishte në shtator. Edhe në Shtetet e Bashkuara, inflacioni rezultoi më i ulët se parashikimet e analistëve, duke shtuar pritshmëritë se Rezerva Federale mund t’i këtë dhënë fund ciklit të rritjes së interesave.
Edhe shumica e tregjeve aziatike patën një tendencë në rritje, ndërsa bursa e Japonisë u ngjit në nivelin më të lartë në 33 vitet e fundit. Ndërkohë, Banka Qendrore në Kinë i mbajti normat e kredisë 1-vjeçare dhe 5-vjeçare në 3.45% dhe 4.2% për muajin nëntor. Ndër zhvillimet e tjera, aksionet e gjigantit kinez të tregtisë elektronike, Alibaba ranë ndjeshëm, pasi kompania hoqi dorë nga planet për t'u shkëputur dhe për të listuar biznesin e saj në “cloud”.
SCAN
Sondazh

Miliona njerëz mund të punojnë një javë katër-ditore deri në vitin 2033 falë inteligjencës artificiale!
Përfshirja e inteligjencës artificiale (AI) në rrjedhat e punës mund të nënkuptojë se ne punojmë më pak për të njëjtën pagesë, sipas institutit të mendimit......

Gati bonusi i fundvitit për pensionistët - 5 mijë lekë shpërblim për mbi 700 mijë përfitues
Në prag të festave të fundvitit, pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shpërblim. Në buxhetin e vitit 2023 janë programuar 3.5 miliardë lekë në total që do......

Bota ka më pak se 68 ditë sheqer në rezerva për shkak të El Nino!
Modelet e motit të thatë të El Ninos kanë çuar në më shumë se dyfishimin e çmimeve të sheqerit. Sheqeri nevojitet për të bërë bukë, i cili është një element......

Projekti për pistë garash, nënshkruhet kontrata - Auto Moto Park, studimi i fizibilitetit do të kushtojë 18.2 mln lekë
18.2 mln lekë është vlera e kontratës për studimin e fizibilitetit të Auto Moto Park, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Elbasanit. Drejtoria e......

Shtesat e pashfrytëzueshme të tokave bujqësore u jepen poseduesve - Udhëzim i Qeverisë për kalimin e pronësisë në favor të përdoruesve të sipërfaqeve shërbyese
Përmes një Udhëzimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktet që do përdoren për të kaluar në pronësi të përdoruesve sipërfaqet......

Turizmi vijon me rekorde edhe në shtator - Netë qëndrimet nga vendasit, dy herë më shumë se vjet
Sezoni i verës duket se ka vazhduar dhe përgjatë muajit Shtator sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” mbi strukturat akomoduese. Nga analiza e të......

A po përmirësohet më në fund pesimizmi ekonomik në Gjermani?
Investitorët gjermanë janë më shpresëdhënës sesa pritej pasi analistët parashikojnë një rënie të vazhdueshme të inflacionit. Ndjenja ekonomike në Gjermani u......

Fatalitetet në punë: Ku ndodhin më së shumti në Europë?
Rreth 3,347 vdekje në vendin e punës u regjistruan në të gjithë BE-në në vitin 2021, sipas të dhënave nga Eurostat, me Letoninë dhe Lituaninë që regjistrojnë......