50 milion euro kredi për ujësjellësit - Investime për përmirësimin e situatës dhe fuqizimin e shoqërive rajonale

Qeveria do të marrë 50 mln euro kredi nga kFW gjermane, në funksion të investimeve në sektorin e ujësjellës – kanalizimeve. Marrëveshja e huasë ka mbërritur në Kuvend për diskutim, ndërsa nëpërmjet saj do të financohen investime që synojnë përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të përdorura urbane në bashkitë që do të përfshihen në program.
Po ashtu, përmes këtyre investimeve synohet përmirësimi i treguesve të performancës së shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimeve, që do të përzgjidhen për t’u financuar. Në këtë kuadër, kfW do të vendosë në dispozicion edhe një grant prej 3 mln euro, për forcimin e kapaciteteve të shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimeve për bashkitë që do të përfshihen në program. Sipas relacionit që shoqëron marrëveshjen në Kuvend, planifikimi dhe specifikimi i investimeve do të realizohet nëpërmjet përditësimit dhe hartimit të studimeve të fizibilitetit, ku do të përcaktohen nevojat shumëvjeçare për investime, duke financuar më pas investimet më prioritare.
Nevoja për financime në sektorin e ujësjellës – kanalizime është e madhe, duke qenë se niveli i humbjeve në rrjet dhe i ujit pa të ardhura është tejet i lartë. Po ashtu, aktualisht orët mesatare të furnizmit me ujë regjistrohen në 16 orë/ditë, ndërsa një pjesë e madhe e terriortin nuk ka infrastrukutrën e nevojshme të kanalizimeve. Ndërkaq, sipas dokumenteve zyrtare arritja e objektivëve për furnizim 24 orë me ujë dhe rrjet kanalizimesh deri në vitin 2030 kërkon një vlerë financimi prej rreth 162 mld lekë, 92% e të cilave janë kosto për investime. Hendeku financiar për këtë shifër rezulton në 10%, shuma tjetër pritet të sigurohet në një masë të madhe nga rritja e tarifave, që pagujanë abonentët.
Ola Mitre / SCAN

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan mbetet edhe këtë mëngjes në rënie duke u blerë sot me 94.5 lekë dhe duke u shitur me 95.4 lekë ë raport me dje sipas kursit të këmbimit......

Inflacioni vjetor dhe i ushqimeve në Europë – Në cilën listë Shqipëria është e para?
Inflacioni vjetor në BE ka qenë në rënie ndërsa inflacioni i ushqimeve mbetet i lartë, duke goditur familjet me të ardhura të ulëta në të gjithë Europën.......

Korea e Jugut ndalon konsumin e mishit të qenit - Sa e zakonshme është kjo praktikë në vend?
Koreja e Jugut po planifikon t'i japë fund praktikës së diskutueshme të ngrënies së mishit të qenit. Edhe pse vetëm një pakicë e vogël njerëzish ende e......

1% e popullsisë më të pasur ndot sa 5 miliardë persona - Alarmi i Oxfam: 1.3 milionë viktima prej ngrohjes globale
Në vitin 2019, 1% më e pasur e popullsisë së botës për sa i përket të ardhurave ishte përgjegjëse për emetimet e dioksidit të karbonit sa 5 miliardë njerëz,......

Puna më e kërkuar në Gjermani, shofer! - Vendit i mungojnë 87 mijë drejtues autobusi. Paga minimale 3 mijë euro/muaj
Vlerësohet se në Gjermani do të mungojnë 87 mijë shoferë të kategorisë D deri në vitin 2030. Paga minimale për këtë punë është nga 3000 deri në 3500 euro në......

Motorë pa minerale të rralla për automjetet elektrike - Investitorët në Britani mbështesin fillimin e prodhimit
‘Advanced Electric Machines’, AEM, startup me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që prodhon motorë të automjeteve elektrike pa minerale të rralla ose bakër – dhe......

AKU bllokon 20 ton produkt kastravec – Shkak norma e lartë e përmbajtjes së pesticideve
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se ka bllokuar një sasi prej 20 ton produkt kastravec, i......

Mira Murati, përkohësisht CEO - OpenAI pritet të afrojë Emmett Shear, Altman i bashkohet Microsoft
Kompania OpenAI, që ka sjellë në jetë ChatGPT, pritet të afrojë ish-CEO-n e Twitch, Emmett Shear, për të drejtuar kompaninë e inteligjencës artificiale, dy......