Bota Postuar më 21 Nëntor 2023, 10:19

Korea e Jugut ndalon konsumin e mishit të qenit - Sa e zakonshme është kjo praktikë në vend?

Nga SCAN TV
Korea e Jugut ndalon konsumin e mishit të qenit - Sa e zakonshme

Koreja e Jugut po planifikon t'i japë fund praktikës së diskutueshme të ngrënies së mishit të qenit. Edhe pse vetëm një pakicë e vogël njerëzish ende e konsumojnë, praktika e lashtë ka qenë subjekt i kritikave të ashpra nga mediat e huaja dhe avokatët e të drejtave të kafshëve. Tani, brezat e rinj u janë bashkuar thirrjeve për ta ndaluar atë.

Qeveria tha se planifikon të miratojë një ligj të posaçëm brenda vitit që ndalon mbarështimin, therjen, shpërndarjen dhe shitjen e qenve për ushqim. Si pjesë e ligjit, qentë do të përjashtohen nga Akti i Blegtorisë, duke njohur kështu statusin e tyre si kafshë shoqëruese.

Në vitin 2022, televizioni kombëtar i Koresë së Jugut raportoi se më shumë se gjysmë milioni qen po rriteshin për ushqim në të gjithë vendin dhe 1600 restorante po shisnin mish qeni.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Çështjeve Rurale, që nga shkurti i vitit të kaluar, kishte 1.156 ferma që mbarështonin qen për mish konsumi dhe 34 thertore. Një studim i vitit 2023 nga grupi i të drejtave të kafshëve “Korea Humane Society International” dhe agjencia kërkimore “NielsenIQ” tregoi gjithashtu mbështetjen e publikut, me 57%.

Më shumë se 86% e të rriturve të anketuar thanë se nuk kanë ndërmend të hanë mish qeni në të ardhmen, pavarësisht nëse kanë konsumuar në të kaluarën.

Ka pasur disa kundërshtime të zëshme ndaj ndalimit të propozuar, me një grup industrie që u mblodh përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare në Seul pas njoftimit. Ata thanë se ligji do t'u hiqte njerëzve të drejtën e tyre themelore për të ngrënë dhe do dështojë në mbrojtjen e fermerëve.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat