Çmimet, Shqipëria “parakalon” Europën - Inflacioni sipas Eurostat, 4.7% në Tetor. Në BE vlerësohet në 3.6%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Tetor të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, fiksohet në 4.7%, ndërkohë që sipas metodës së Instat, po për të njejtin muaj fiksohej në 3.8%. Rikujtojmë se në muajin Shtator ky tregues regjistrohej në 4.9%.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës ndërkohë, norma vjetore e rritjes së çmimeve në vendin tonë prej 4.7% në Tetor rezulton të ketë kaluar normën e inflacionit në Bashkimin Europian. Mesatarja e rritjes së çmimeve në Europë për muajin Tetor regjistrohet në 3.6%.
Turqia dhe Hungaria vijojnë dhe për këtë muaj të raportohen si vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 61.5% dhe 9.6% përkatësisht, pasuar nga Çekia dhe Serbia me 9.5% dhe 8.4%. Maqedonia e Veriut dhe Kosova renditen poshtë mesatares së Bashkimit Europian sa i përket rritjes së çmimeve me një normë të inflacionit në 3.4% dhe 3.3% përkatësisht. Nga krahu i kundërt i tabelës gjendet Italia me 1.8%. Ndërkohë, Danimarka, Holanda dhe Belgjika janë vendet që regjistrojnë rënie të çmimeve për muajin Tetor me 0.4%, 1% dhe 1.7%.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 8.5% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7.7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5.8%, “Shërbimi arsimor” me 5.0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4.8%, “Veshje dhe këpucë” me 3.4%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.2% secili, “Shëndeti” me 1.5%, “Komunikimi” me 1.0% dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.5%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 4.5%.
Në muajin Tetor, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0.1%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 1.4%.
Sa i përket kontributit të grupeve, ndikimin më të madh e ka patur grupi grupi “Hotele, kafene e restorante” me 2.57 pikë përqindje dhe “Argëtim dhe Kulturë” me 0.79 pikë përqindje. Kontribut negativ ka dhënë vetëm grupi “Transporti” me 0.4 pikë përqindje.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Cilat janë sfidat për rritjen e eksporteve bujqësore? - Denaj: Fuqizim i prodhuesve për të arritur standardet e tregjeve europiane
Prodhuesit e vegjël dhe të mesëm në vend po asistohen që të rrisin cilësinë edhe standardet e produkteve të tyre, në mënyrë që të aksesojnë tregjet europiane......

50 milion euro kredi për ujësjellësit - Investime për përmirësimin e situatës dhe fuqizimin e shoqërive rajonale
Qeveria do të marrë 50 mln euro kredi nga kFW gjermane, në funksion të investimeve në sektorin e ujësjellës – kanalizimeve. Marrëveshja e huasë ka mbërritur në......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan mbetet edhe këtë mëngjes në rënie duke u blerë sot me 94.5 lekë dhe duke u shitur me 95.4 lekë ë raport me dje sipas kursit të këmbimit......

Inflacioni vjetor dhe i ushqimeve në Europë – Në cilën listë Shqipëria është e para?
Inflacioni vjetor në BE ka qenë në rënie ndërsa inflacioni i ushqimeve mbetet i lartë, duke goditur familjet me të ardhura të ulëta në të gjithë Europën.......

Korea e Jugut ndalon konsumin e mishit të qenit - Sa e zakonshme është kjo praktikë në vend?
Koreja e Jugut po planifikon t'i japë fund praktikës së diskutueshme të ngrënies së mishit të qenit. Edhe pse vetëm një pakicë e vogël njerëzish ende e......

1% e popullsisë më të pasur ndot sa 5 miliardë persona - Alarmi i Oxfam: 1.3 milionë viktima prej ngrohjes globale
Në vitin 2019, 1% më e pasur e popullsisë së botës për sa i përket të ardhurave ishte përgjegjëse për emetimet e dioksidit të karbonit sa 5 miliardë njerëz,......

Puna më e kërkuar në Gjermani, shofer! - Vendit i mungojnë 87 mijë drejtues autobusi. Paga minimale 3 mijë euro/muaj
Vlerësohet se në Gjermani do të mungojnë 87 mijë shoferë të kategorisë D deri në vitin 2030. Paga minimale për këtë punë është nga 3000 deri në 3500 euro në......

Motorë pa minerale të rralla për automjetet elektrike - Investitorët në Britani mbështesin fillimin e prodhimit
‘Advanced Electric Machines’, AEM, startup me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që prodhon motorë të automjeteve elektrike pa minerale të rralla ose bakër – dhe......