Të rinjtë kinezë rikthehen në fusha - Të diplomuarit braktisin qytetet në kërkim të një rrugëdaljeje në fshat

“Ëndrra kineze” po shkatërrohet për të rinjtë, të cilët janë të detyruar të largohen nga qytetet e mëdha dhe të kthehen në fshat, për shkak të krizës në tregun e punës pas pandemisë. Të mbetur pa punë ata janë rikthyer në vendet e lindjes ku përballen me zhgënjimin e prindërve dhe sfidën e madhe për të menaxhuar një fermë. Por teksa ekonomia e dytë më e madhe në botë po ngadalësohet, të rinjtë po mbajnë peshën kryesore të krizës së papunësisë që lë 1 në 5 jashtë tregut të punës.
Familjet që investuan në arsimin universitar për fëmijët e tyre, me ëndrrën për t'u bashkuar me klasën e mesme, tani po shohin shpresat e tyre të shuhen. Në vitin 2022, qytete të tilla si Pekini, Shangai, Guangzhou dhe Shenzhen regjistruan një rënie të popullsisë së tyre për herë të parë.
Fshati kinez cilësohet si një bekim dhe si një ‘mallkim’, dhe ofron gjithashtu një alternativë për të rinjtë e papunë. Presidenti Xi Jinping, i cili prej vitesh u ka kërkuar të rinjve të ndihmojnë rigjallërimin e fshatit, ka rritur trendin muajt e fundit, me provincën Guangdong që drejton një projekt pilot për të vendosur 300.000 të diplomuar në zonat e saj rurale deri në vitin 2025. Stimujt e ofruar nga shteti përfshijnë emërimet në shërbimin publik, programet e praktikave bujqësore dhe një theks në promovimin e ideve të reja të biznesit.
Megjithatë, duke pasur parasysh shkallën e sfidës ekonomike, një vëmendje më e madhe në punët rurale nuk ka gjasa të përmirësojë gjendjen e vështirë të rinisë së Kinës. Bloomberg Economics sheh rritjen e PBB-së përgjysmuar në 4% në vit në dekadën pas pandemisë, krahasuar me 8% në dekadën e mëparshme. Rënia e vlerave të banesave i lë familjet të pasigurta për të ardhmen e tyre, ndërkohë që investimet e huaja direkte janë në një nivel të ulët rekord.
Përqendrimi i të diplomuarve larg qyteteve të inovacionit rrezikon të minojë më tej rritjen, ndërsa ngadalësimi i urbanizimit do të reduktojë kërkesën për banesa të reja, gjë që kontribuon ndjeshëm në ekonomi. Disa e shohin ‘fushatën bujqësore’ të Xi si një lëvizje politike që synon të zbusë mundësinë e një shpërthimi tjetër social, pas protestave të rralla të vitit të kaluar kundër bllokimeve pandemike. Pra sipas tyre qeveria e Pekinit po përpiqet që të blejë kohë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Avancon korridori VIII - Elbasan-Maqedoni e Veriut, shpallen fituesit për 2 lotet e tjerë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese për fazën 3 dhe 4 për aksin rrugor Elbasan – Qafë thanë, që është pjesë e korridorit 8. Për lotin 3 të......

Përfitimet e energjisë së gjelbër tejkalojnë kostot - Tranzicioni brenda 2050 rrit PBB globale deri në 7%
Sigurimi i një të ardhmeje me më pak karbon nuk është vetëm i nevojshëm, por edhe i mirë për ekonominë, sipas skenarëve më të fundit të klimës nga Rrjeti......

Cilat janë degët më të kërkuara profesionale? - Nga hoteleri-turizmit tek termohidraulika. Japin garanci punësimi
Politika e qeverisë po orientohet çdo ditë e më shumë drejt marketimit të arsimit profesional, me qëllim përmbushjen e kërkesave që kanë bizneset për fuqinë......

Apple rikthehet në Indi - Kompania tenton shkëputjen nga fabrikat kineze të baterive
Gjiganti i teknologjisë Apple po vështron nga India për të prodhuar bateri të gjeneratës së ardhshme si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të......

Pensionet private, në konsultim rregullorja për licencat - Shoqëritë administruese do zbardhin burimin e fondeve dhe pasQyrat financiare të 3 viteve
Pas hyrjes në fuqi të ligjit per pensionet private, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik dhe projektrregulloren përkatëse për......

Si mund të ndërpresin vendet e BE-së importet e mbetura të gazit rus!
Një propozim i ri i BE-së do t'u japë shteteve anëtare fuqinë për të ndaluar kompanitë në Rusi dhe Bjellorusi nga aksesi i tubacioneve europiane dhe......

Bitcoin i afrohet sërish 44,000 USD - El Salvadori ofron pasaporta për kripto-milionerët
Bitcoin i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke iu afruar sërish nivelit të 44,000 dollarëve, ndërsa tregu është në pritje të të dhënave mbi......

Nafta rritet pranë 76 USD - Por, pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%
Nafta po qëndron në rritje me mbi 2% në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%, dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 6 muajt......