Pensionet private, në konsultim rregullorja për licencat - Shoqëritë administruese do zbardhin burimin e fondeve dhe pasQyrat financiare të 3 viteve

Pas hyrjes në fuqi të ligjit per pensionet private, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik dhe projektrregulloren përkatëse për licencimin dhe rregullat shtesë të licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit privat dhe depozitarit të fondeve të pensionit privat.
Shoqëritë administruese do jenë të themeluara dhë të regjistruara në Shqipëri dhe nuk do të kenë do kenë të të drejtë të transferojnë te të tjerë licencat e marra për këtë aktivitet, ndërkohë që afati i këtyre të fundit do të jetë i kufizuar në kohë.
Ndërkaq, subjektet që do të aplikojnë për t’u paisur me licencë, duhet të depozitojnë informacione të detajuara mbi aktivitetin dhe aksionerëve, ndërkohë që kapitali minimal do të jetë 15.8 milionë lekë, apo afërisht 150 mijë euro.
Aplikuesit do të jenë të detyruar të bëjnë transparencë edhe mbi burimet e kapitalit, si: raporti i audituesit ligjor, pasqyrat financiare vjetore, dhurata apo burime të tjera të destinuara për t’u përdorur në blerjen e aksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit privat. Po ashtu, ata do jenë të detyruar të dorëzojnë pasqyrat financiare vjetore të 3 viteve të fundit të audituara dhe në rastin e një shoqërie më të re pasqyrat që nga krijimi.
Të gjitha këto do të shoqërohen me një deklaratë noteriale që vërteton se shoqëria nuk është nën hetim dhe/ose proces gjyqësor për kryerjen e ndonjë vepre penale, apo të jetë shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për vepra penale, kundër pasurisë ose krim ekonomik apo vepra të tjera penale lidhur me shoqëritë tregtare.
Detyrime, një pjesë e mirë e të cilave do të zbatohen edhe në rastet kur aplikanti për licencë është person fizik, individ. Edhe ata do të jenë të detyruar të paraqesin dëshmi të burimeve të krijimit të kapitalit, si blerje ose shitje, dhurata, paga, depozita monetare në banka dhe/ose degë të bankave të huaja apo dëshmi të tjera për burimin e krijimit të kapitalit; ashtu si dhe një deklaratë noteriale se kapitali nuk buron nga hua, kredi ose paradhënie nga subjekte apo palë të treta.
Lorenc Rabeta/SCAN

Si mund të ndërpresin vendet e BE-së importet e mbetura të gazit rus!
Një propozim i ri i BE-së do t'u japë shteteve anëtare fuqinë për të ndaluar kompanitë në Rusi dhe Bjellorusi nga aksesi i tubacioneve europiane dhe......

Bitcoin i afrohet sërish 44,000 USD - El Salvadori ofron pasaporta për kripto-milionerët
Bitcoin i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke iu afruar sërish nivelit të 44,000 dollarëve, ndërsa tregu është në pritje të të dhënave mbi......

Nafta rritet pranë 76 USD - Por, pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%
Nafta po qëndron në rritje me mbi 2% në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%, dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 6 muajt......

Tregu i monedhave, në pritje të punësimit - Jeni realizon performancën më të mirë që nga janari
Dollari amerikan është forcuar lehtë në sesionin e fundit të javës, ndërsa jeni japonez është ndër monedhat me performancën më të mirë dhe pritet të publikojë......

Ari tregtohet pranë 2,040 USD - Pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit
Ari pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohet më vonë......

Bursat europiane mbyllin një javë të qetë - Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët në të gjithë botën po presin të dhënat kyçe mbi punësimin në SHBA, për......

Publikohet indeksi i lumturisë së BE-së për këtë vit: Rezultatet mund t'ju habisin!
Kombet më të lumtura dhe më pak të lumtura në Bashkimin Europian janë publikuar së fundmi dhe rezultatet mund t'ju habisin. Austria, Polonia dhe Rumania......

Prioritetet në infrastrukturë dhe energji - Balluku: Përveç rrugëve, porte e aeroporte. Po “jetësojmë” linjën nënujore me Italinë
Përveç rrugëve, portet dhe aeroportet janë prioritetet kryesore infrastrukturore. Nga Kongresi i Partisë Socialiste, ministrja e Infrastrukturës dhe......