Tregu i monedhave, në pritje të punësimit - Jeni realizon performancën më të mirë që nga janari

Dollari amerikan është forcuar lehtë në sesionin e fundit të javës, ndërsa jeni japonez është ndër monedhat me performancën më të mirë dhe pritet të publikojë fitime, për të katërtën javë me radhë, për shkak të optimizmit se politika monetare ultra-lehtësuese në Japoni mund të jetë drejt fundit.
Megjithatë, investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të të dhënave mbi punësimin në SHBA. Guvernatori i Bankës së Japonisë, Kazuo Ueda deklaroi të enjten se banka qendrore kishte disa opsione mbi të cilat do të synonte normat e interesit, të cilat aktualisht janë në territor negativ.
Jeni u rrit me mbi 2% në sesionin e kaluar, fitimet më të mëdha ditore që nga janari i këtij viti. Vetëm një muaj më parë, jeni po këmbehej në rreth 152 në raport me dollarin, niveli më i ulët në thuajse 3 dekadat e fundit.
Banka e Japonisë do të mblidhet më 18 dhjetor dhe tregtarët po përgatiten për paqëndrueshmëri, edhe nëse shanset për një ndryshim të drejtpërdrejtë në politikë monetare janë të ulëta. Ndërkohë, përballë monedhave të tjera, dollari amerikan ka pasur një tendencë në rritje, por megjithatë volumi është i ulët, për shkak se investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA.
Të dhënat e publikuara gjatë kësaj jave sugjerojnë se tregu i punës në SHBA po ngadalësohet, por nuk evidentohet ndonjë dobësi materiale. Euro po këmbehet në rreth 1.077 dollarë, ndërsa paundi po këmbehet në rreth 1.256 dollarë. Të dyja monedhat pritet të publikojë humbje javore prej rreth 1%.
SCAN
Sondazh

Ari tregtohet pranë 2,040 USD - Pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit
Ari pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohet më vonë......

Bursat europiane mbyllin një javë të qetë - Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët në të gjithë botën po presin të dhënat kyçe mbi punësimin në SHBA, për......

Publikohet indeksi i lumturisë së BE-së për këtë vit: Rezultatet mund t'ju habisin!
Kombet më të lumtura dhe më pak të lumtura në Bashkimin Europian janë publikuar së fundmi dhe rezultatet mund t'ju habisin. Austria, Polonia dhe Rumania......

Prioritetet në infrastrukturë dhe energji - Balluku: Përveç rrugëve, porte e aeroporte. Po “jetësojmë” linjën nënujore me Italinë
Përveç rrugëve, portet dhe aeroportet janë prioritetet kryesore infrastrukturore. Nga Kongresi i Partisë Socialiste, ministrja e Infrastrukturës dhe......

Mete paraqet planin e zhvillimit për Shqipërinë: Në fokus rritja e pagave dhe mbrojtja sociale!
Në prezantimin e tij në Panelin “Projektet” të Kongresit të Europës në Shqipëri, Ministri i Financave Ervin Mete u përqendrua në disa nga tematikat kryesore që......

Shqiptarët “braktisin” vajin e ullirit nga jashtë - Importi i markave të huaja, 7 herë më i ulët se një vit më parë
Prodhimi i ulliri gjatë viti që kaloi pësoi një rritje rekord në 39 për qind, duke bërë që tregu vendas të ishte i mbingopur me vaj ulliri edhe përgjatë vitit......

Mineralet kryesore që nxjerr Shqipëria - Gati 75% e lejeve aktive dominohet nga kromi, guri gëlqeror dhe hekur nikeli
Aktiviteti minerar në vendin tonë dominohet nga nxjerrja e mineralit të kromit, me rreth 43% të lejeve aktive. Në total, sipas të dhënave të fundit të......

Ku punësohen më shumë të rinjtë? - Qarqet që lënë pas Tiranën. Shërbimet dhe tregtia, sektorët më të preferuar
Ndërsa bizneset po përballen çdo ditë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, duket se zyrat e punës po luajnë rol të rëndësishëm në përputhjen e ofertës së......