Bursat europiane mbyllin një javë të qetë - Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët në të gjithë botën po presin të dhënat kyçe mbi punësimin në SHBA, për nëntorin. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me 0.3%, ndërsa sektori i udhëtimeve kryeson fitimet, në rritje me 1.2%.
Të dhënat mbi punësimin në SHBA do të japin një panoramë më të qartë mbi vendimet që do të marrë Rezerva Federale në lidhje me normat e interesit vitin e ardhshëm.
Optimizmi për uljen e normave të interesit në SHBA bëri që Wall Street të realizonte fitime në sesionin e kaluar, me indeksin Nasdaq Composite që u rrit me 1.4%. Ndërsa tregjet në rajonin e Azi-Paqësorit patën një performancë mikse, për shkak të rishikimit në rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto në Japoni.
Për sa i përket korporatave, aksionet e Anglo American janë në rënie me rreth 5%, pasi kompania minerare njoftoi planet për të ulur shpenzimet kapitale me 1.8 miliardë dollarë, deri në vitin 2026, për shkak të rënies së kërkesës për metale.
Ndërkohë, kompanitë e prodhimit të automjeteve elektrike, si Tesla, BYD dhe BMW kanë fituar shumë vëmendje nga investitorët gjatë këtij viti. Megjithatë, një analist investimesh thotë se mënyra më e mirë për të luajtur në sektorin e automjeteve elektrike është investimi në ekosistemin më të gjerë.
“Ne e pëlqejmë makinat, por problemi me kompanitë elektrike është se ka pak që janë fitimprurëse për momentin”, deklaroi për CNBC Steven Glass, drejtor menaxhues dhe analist i investimeve në Pella Funds, duke iu referuar Teslas.
SCAN
Sondazh

Publikohet indeksi i lumturisë së BE-së për këtë vit: Rezultatet mund t'ju habisin!
Kombet më të lumtura dhe më pak të lumtura në Bashkimin Europian janë publikuar së fundmi dhe rezultatet mund t'ju habisin. Austria, Polonia dhe Rumania......

Prioritetet në infrastrukturë dhe energji - Balluku: Përveç rrugëve, porte e aeroporte. Po “jetësojmë” linjën nënujore me Italinë
Përveç rrugëve, portet dhe aeroportet janë prioritetet kryesore infrastrukturore. Nga Kongresi i Partisë Socialiste, ministrja e Infrastrukturës dhe......

Mete paraqet planin e zhvillimit për Shqipërinë: Në fokus rritja e pagave dhe mbrojtja sociale!
Në prezantimin e tij në Panelin “Projektet” të Kongresit të Europës në Shqipëri, Ministri i Financave Ervin Mete u përqendrua në disa nga tematikat kryesore që......

Shqiptarët “braktisin” vajin e ullirit nga jashtë - Importi i markave të huaja, 7 herë më i ulët se një vit më parë
Prodhimi i ulliri gjatë viti që kaloi pësoi një rritje rekord në 39 për qind, duke bërë që tregu vendas të ishte i mbingopur me vaj ulliri edhe përgjatë vitit......

Mineralet kryesore që nxjerr Shqipëria - Gati 75% e lejeve aktive dominohet nga kromi, guri gëlqeror dhe hekur nikeli
Aktiviteti minerar në vendin tonë dominohet nga nxjerrja e mineralit të kromit, me rreth 43% të lejeve aktive. Në total, sipas të dhënave të fundit të......

Ku punësohen më shumë të rinjtë? - Qarqet që lënë pas Tiranën. Shërbimet dhe tregtia, sektorët më të preferuar
Ndërsa bizneset po përballen çdo ditë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, duket se zyrat e punës po luajnë rol të rëndësishëm në përputhjen e ofertës së......

“Bankat shqiptare, cilësi më të mirë kredie se rajoni” - BEI: I vetmi vend ku parashikohet rënie e huave me probleme dhe rritje e ofertës
Një sondazh i Bankës Evropiane të Investimeve nxjerr në pah se bankat shqiptare kanë siguruar më pak fitime se rajoni gjatë gjysmës së parë të këtij viti, por......

Marrëveshja fiskale e BE-së: Franca dhe Gjermania në mosmarrëveshje për shpenzimet e investimeve!
Ministrat e financave të Bashkimit Europian iu afruan një marrëveshjeje për rregullat e reja fiskale të BE-së herët të premten pas tetë orësh bisedimesh, por......