Shqipëria Postuar më 8 Dhjetor 2023, 14:19

Prioritetet në infrastrukturë dhe energji - Balluku: Përveç rrugëve, porte e aeroporte. Po “jetësojmë” linjën nënujore me Italinë

Nga SCAN TV
Prioritetet në infrastrukturë dhe energji - Balluku:

Përveç rrugëve, portet dhe aeroportet janë prioritetet kryesore infrastrukturore.

Nga Kongresi i Partisë Socialiste, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u ndal te zhvillimi i sektorit të aviacionit civil, duke folur për aeroportin e Vlorës dhe atë të jugut që pritet të ndërtohet në vijim.

Sa i takon infrastrukturës detare, Balluku tha se Porti i ri tregtar i Durrsit do të mund të 3-fishojë volumin e mallrave që përpunohen.

Ministrja u ndal edhe te sektori i energjisë, duke veçuar si projektin më të rëndësishëm linjën nënujore të transmetimit me Italinë.

Sipas Ballukut, investimet në infrastrukturë ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e sektorëve të tjerë, sikurse është bujqësia, ekonomia apo edhe kultura.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat