Shqiptarët “braktisin” vajin e ullirit nga jashtë - Importi i markave të huaja, 7 herë më i ulët se një vit më parë
Prodhimi i ulliri gjatë viti që kaloi pësoi një rritje rekord në 39 për qind, duke bërë që tregu vendas të ishte i mbingopur me vaj ulliri edhe përgjatë vitit 2023. Kjo situatë ka sjellë që duke përfituar nga çmimi i lirë i shitjes, mesatarisht prej 5 mijë lekësh/litër, por edhe nga cilësia, konsumatorët shqiptarë të orientohen drejt prodhimit vendas.
Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të siguruara nga SCAN TV, tregojnë se importi i vajit të ullirit nga jashtë përgjatë 11 mujorit 2023 ka pësuar një rënie drastike krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë si në sasi ashtu edhe në vlerë.
E thënë ndryshe, përgjatë Janar-Nëntor 2023 janë importuar vetëm 35 ton vaj ulliri nga afro 264 ton të importuara një vit më parë, e përkthyer në 7 herë më pak. Po ashtu, rrjedhimisht, rënia vërehet edhe në vlerë me -80.4 për qind.
Kërkesa më e lartë për vajin e ullirit ka qenë kryesisht gjatë sezonit veror, nga strukturat e shërbimeve dhe akomodimit për shkak të bumit turistik, por edhe nga emigrantët që kanë përfituar për të bërë blerjet e nevojshme.
Ndërsa një pjesë e mirë e sasisë së prodhuar u eksportua drejt Italisë, pas një marrëveshje të nënshkruar nga Ministria e Bujqësisë me autoritetet italiane, e cila i hapi rrugë shitjes së këtij produkti jashtë kufijve.
Por këtë sezon duke se pema e ullirit nuk është në nivelin e një viti më parë sa i takon prodhimit, megjithatë të dhënat nga fermerët, tregtojnë se ka sasi të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën vendase. Aktualisht një litër vaj po tregtohet me një çmim mesatar prej 800 lekësh/ litër.
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, prodhimi i ullirit shënoi rekord me një rritje disa herë më të lartë se produktet e tjera në vend gjatë vitit që lamë pas. Pra nëse në vitin 2021 u prodhuan afro 110 mijë ton ullinj, përgjatë vitit që lamë pas, prodhimi arriti në 152.6 mijë ton.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Mineralet kryesore që nxjerr Shqipëria - Gati 75% e lejeve aktive dominohet nga kromi, guri gëlqeror dhe hekur nikeli
Aktiviteti minerar në vendin tonë dominohet nga nxjerrja e mineralit të kromit, me rreth 43% të lejeve aktive. Në total, sipas të dhënave të fundit të......

Ku punësohen më shumë të rinjtë? - Qarqet që lënë pas Tiranën. Shërbimet dhe tregtia, sektorët më të preferuar
Ndërsa bizneset po përballen çdo ditë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, duket se zyrat e punës po luajnë rol të rëndësishëm në përputhjen e ofertës së......

“Bankat shqiptare, cilësi më të mirë kredie se rajoni” - BEI: I vetmi vend ku parashikohet rënie e huave me probleme dhe rritje e ofertës
Një sondazh i Bankës Evropiane të Investimeve nxjerr në pah se bankat shqiptare kanë siguruar më pak fitime se rajoni gjatë gjysmës së parë të këtij viti, por......

Marrëveshja fiskale e BE-së: Franca dhe Gjermania në mosmarrëveshje për shpenzimet e investimeve!
Ministrat e financave të Bashkimit Europian iu afruan një marrëveshjeje për rregullat e reja fiskale të BE-së herët të premten pas tetë orësh bisedimesh, por......

Greqia dhe Turqia bien dakord të rifillojnë marrëdhëniet dhe të bashkëpunojnë për emigracionin!
Greqia dhe Turqia ranë dakord të enjten për të rifilluar marrëdhëniet e tyre dhe për t’u futur në një epokë të re lidhjesh midis dy aleatëve të NATO-s, por......

Tregjet mbushen me vaj ulliri fals - Europol: Është bërë i zakonshëm në vendet që e prodhojnë!
Rreth 260.000 litra vaj ulliri u sekuestruan në operacionin OPSON, i cili synonte grupet kriminale të përfshira në rishitjen e ushqimeve të falsifikuara ose të......

Zhvillimi në rritje i Inteligjencës Artificiale - Shitjet e smartfonëve, rekorde të reja në 2024
Tregu global i smartfonëve ka të ngjarë të dëshmojë rritje modeste në një 2024 me pamje të kujdesshme, pasi kompani të ndryshme do ta mbyllin këtë vit me një......

38 mln euro të krimit e korrupsionit nën sekuestro në 2023 - Pirdeni: Rritje me 80% krahasuar me 2022. Strategjia ndiq paranë ka dhënë rezultat
Në vitin 2023, totali i aseteve të krimit e korruspionit të vëna nën sekuestro apo të sekuestruara është rritur me 80% krahasuar me vitin e shkuar. Sipas......