“Bankat shqiptare, cilësi më të mirë kredie se rajoni” - BEI: I vetmi vend ku parashikohet rënie e huave me probleme dhe rritje e ofertës

Një sondazh i Bankës Evropiane të Investimeve nxjerr në pah se bankat shqiptare kanë siguruar më pak fitime se rajoni gjatë gjysmës së parë të këtij viti, por kanë cilësi më të mirë kredie, ndërkohë që janë të vetmet që presin përmirësim të ofertës për kredi për pjesën e dytë të vitit.
Sondazhi i Bankës Evropiane të Investimeve është shtrirë në 11 shtete: Shqipëri, Bosnjë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Hungari, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Serbi dhe Sllovaki. Ai kunkludon se ka pasur shtrëngim të kushteve të kreditimit në të gjitha vendet, por dizniveli i fortë mes ofertës dhe kërkesës për kredi i vërejtur gjatë gjysmës së parë të këtij viti pritet të zbutet në vijim.
Shqipëria pozicionohet në sondazh mes vendeve që kanë shënuar rënie të fitimeve, bashkë me Kroacinë, Hungarinë, Poloninë dhe Hungarinë. Por mbetet vendi i vetëm që parashikon rritje të ofertës për kredi, dhe cc’është më e rëndësishmja, është i vetmi vend ku parashikohet në vijim rënie e huave me probleme, ndërkohë që të gjithë vendet e tjerë presin rritje.
Ndërsa i referohet specifikisht vendit tonë, sondazhi konkludon se për gjysmën e parë të vitit 2023 konkludon se kërkesa për kredi në Shqipëri ka shënuar stanjacion, ndërkohë që kushtet e miratimit të kredive nga ana e bankave tregtare në vend janë shtrënguar edhe më tej.
Sondazhi parashikon përmirësim të kërkesës për kredi gjatë fazës së dytë të vitit, gjë që nuk do të shoqërohet me lehtësimin e kredidhënies nga ana e Bankave. Megjitahtë, cilësia e kredisë pritet të vijë në përmirësim pas gjysmës së parë të vitit.
Në rastin e Shqipërisë, të gjitha bankat e huaja që operojnë në vend kanë raportuar rënie apo nivel të pandryshuar fitimesh nga operacionet në Shqipëri krahasuar me operacionet e grupeve në total, në përkeqësim me sondazhet e mëparëshme.
Kërkesa për kredi ka shënuar stanjacion, në të njëjtin nivel me mesataren rajonale. Më shumë segmente të kreditimit kanë shënuar përmirësim, por huatë afatgjata kanë ardhur në rënie. Kërkesë më e fortë për kredi pritet të vërehet gjatë gjashtë muajve të dytë të vitit, në nivel më të lartë se mesatarja e rajonit.
Po ashtu kushtet e miratimit të kredive vijuan të shtrëngohen gjatë gjysmës së parë të vitit, në nivel të përafërt me trendet rajonale, të përforcuara edhe nga ndërhyrjet për normalizimin e politikës monetare. Ndërkohë, bankat e huaja në Shqipëri kanë sonjalizuar se kushtet e kredidhënies priten të shtrëngohen edhe më tëj për gjashtë muajt e dytë të vitit, veccanërisht sektorit të koropratave.
Aksesi në financa, i cili më herët kishte shënuar trende mjaft pozitive në të shkuarën, është përkeqësuar në Shqipëri gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, por pritet në përmirësim në gjysmën e dytë. Ndërkaq, huatë me probleme kanë mbetur të pandryshara në segmentin e korporatave dhe kredive me pakicë dhe priten në përmirësim në gjashtë muajt e dytë të vitit, duke qëndruar mbi mesataret e rajonit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Marrëveshja fiskale e BE-së: Franca dhe Gjermania në mosmarrëveshje për shpenzimet e investimeve!
Ministrat e financave të Bashkimit Europian iu afruan një marrëveshjeje për rregullat e reja fiskale të BE-së herët të premten pas tetë orësh bisedimesh, por......

Greqia dhe Turqia bien dakord të rifillojnë marrëdhëniet dhe të bashkëpunojnë për emigracionin!
Greqia dhe Turqia ranë dakord të enjten për të rifilluar marrëdhëniet e tyre dhe për t’u futur në një epokë të re lidhjesh midis dy aleatëve të NATO-s, por......

Tregjet mbushen me vaj ulliri fals - Europol: Është bërë i zakonshëm në vendet që e prodhojnë!
Rreth 260.000 litra vaj ulliri u sekuestruan në operacionin OPSON, i cili synonte grupet kriminale të përfshira në rishitjen e ushqimeve të falsifikuara ose të......

Zhvillimi në rritje i Inteligjencës Artificiale - Shitjet e smartfonëve, rekorde të reja në 2024
Tregu global i smartfonëve ka të ngjarë të dëshmojë rritje modeste në një 2024 me pamje të kujdesshme, pasi kompani të ndryshme do ta mbyllin këtë vit me një......

38 mln euro të krimit e korrupsionit nën sekuestro në 2023 - Pirdeni: Rritje me 80% krahasuar me 2022. Strategjia ndiq paranë ka dhënë rezultat
Në vitin 2023, totali i aseteve të krimit e korruspionit të vëna nën sekuestro apo të sekuestruara është rritur me 80% krahasuar me vitin e shkuar. Sipas......

Të rinjtë në vend, sa punojnë gjatë arsimit? - Instat: Rreth 44% janë edhe në punë, edhe në shkollë
Tregu shqiptar i punës, gjatë vitit 2022, u karakterizua nga një rënie prej 0,6 pikë përqindje e shkallës së papunësisë, krahasuar me një vit më parë. Shkalla......

Pasuria e gjeneratës së re të miliarderëve - Pjesa më e madhe e trashëgojnë, nuk punojnë për ta pasur
Gjenerata e ardhshme e miliarderëve mbledh më shumë pasuri nga trashëgimia sesa nga puna, sipas UBS. Banka zvicerane e favorizuar nga super të pasurit thotë se......

Beteja për minierat e mineraleve të rralla - Kompanitë e teknologjisë kërkojnë metoda të reja përpunimi larg Kinës
Startup-et e teknologjisë po punojnë për të ndryshuar mënyrën se si rafinohen mineralet e rralla, elemente thelbësore për miliarda pajisje elektronike.......