Të rinjtë në vend, sa punojnë gjatë arsimit? - Instat: Rreth 44% janë edhe në punë, edhe në shkollë
Tregu shqiptar i punës, gjatë vitit 2022, u karakterizua nga një rënie prej 0,6 pikë përqindje e shkallës së papunësisë, krahasuar me një vit më parë. Shkalla e papunësisë vitin e kaluar arriti në 10.9% për popullsinë e grupmoshës 15 vjeç e lart, nga 11.5% që u vlerësua në 2021. Sipas të dhënave shkalla e papunësisë ka pësuar rënie si për meshkujt ashtu edhe për femrat, krahasimisht me vitin 2021, ndërkohë që shkalla e papunësisë për të rinjtë ka rënë në 24.9%, nga 27.1% që ishte në vitin 2021.
‘Scan Intel’ ka siguruar të dhënat nga “Instituti i Statistikave” sa i përket raportit të të rinjve në punësim dhe duke ndjekur shkollën, kundrejt popullsisë në moshë të re. Referuar shifrave në vitin 2022, janë 29% e të rinjve të grupmoshës 15 deri në 24 vjeç të cilët janë edhe në punësim edhe duke ndjekur shkollën, kundrejt popullsisë në moshë të re. Nga ana tjetër, janë 44% e të rinjve së grupmoshës 15 deri në 29 vjeç të cilët janë edhe në punë edhe në arsim, kundrejt popullsisë së të njejtës moshë.
Nisur nga të dhënat e EUROSTAT, në vitin 2022, 72% e të rinjve europianë (15-29 vjeç) ishin jashtë fuqisë punëtore gjatë arsimit formal, ndërkohë 25% të tjerë ishin edhe të punësuar edhe në arsim. Theksojmë se nuk mund të kemi një krahasim të saktë mes dy shifrave, pra mesatares europiane dhe Shqipërisë, pasi raporti i të rinjve europianë edhe në punësim edhe në arsim është llogaritur kundrejt totalit të të rinjve në arsim dhe kjo kundrejt totalit të të rinjve gjithsej. Dinamika e tranzicionit të të rinjve nga arsimi në tregun e punës ndryshon ndjeshëm midis vendeve të BE-së. Këto pabarazi mund të ndikohen nga sistemet kombëtare të arsimit, karakteristikat e tregut të punës, por dhe faktorët kulturorë.
Pavarësisht se një e katërta e të rinjve europianë janë të punësuar gjatë studimeve, kjo statistikë nuk është e njejtë nga vendi në vend. Normën më të lartë të të rinjve të cilët janë edhe në arsim edhe në punësim e regjistron Holanda dhe Islanda, me 73.1% dhe 66.1%.
Sipas të dhënave të INSTAT, të rinjtë e grupmoshës 15 deri në 29 vjeç të cilët nuk janë as në punësim e as duke vazhduar shkollën apo ndonjë trajnim përbëjnë 25.2% të të rinjve gjithsej për vitin 2022. Krahasuar me vitin 2021, është shënuar një rënie e normës së të rinjve në Shqipëri të cilët as nuk punojnë e as nuk shkollohen ose siç njihet si NEETs. ‘Scan Intel” e ka krahasuar këtë normë më vendet e Bashkimit Europian nga ku rezulton se Shqipëria ka normën më të lartë në Europë. Mesatarja europiane për këtë tregues është 11.7%, pra 13.5 pikë përqindje më e ulët se në vendin tonë.
Për personat e moshës 15-29 vjeç, normat më të ulëta në vitin 2022 regjistrohen në Hollandë, Islandë dhe Suedi, me 4.2%, 5.4% dhe 5.7% respektivisht. Nga krahu tjetër norma të larta, përveç Shqipërisë, regjistrohen në Rumani me 19.8%, Itali me 19% dhe Greqi me 19% të të të rinjve që nuk janë as në marrëdhënie punë, as në arsim ose trajnim profesional. Normë të lartë të NEETs paraqesin gjithashtu Serbia dhe Bullgaria me 15.1% secila.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Pasuria e gjeneratës së re të miliarderëve - Pjesa më e madhe e trashëgojnë, nuk punojnë për ta pasur
Gjenerata e ardhshme e miliarderëve mbledh më shumë pasuri nga trashëgimia sesa nga puna, sipas UBS. Banka zvicerane e favorizuar nga super të pasurit thotë se......

Beteja për minierat e mineraleve të rralla - Kompanitë e teknologjisë kërkojnë metoda të reja përpunimi larg Kinës
Startup-et e teknologjisë po punojnë për të ndryshuar mënyrën se si rafinohen mineralet e rralla, elemente thelbësore për miliarda pajisje elektronike.......

Korporatat, objektiva tërheqës të dezinformimit - Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet me të cilat përballen kompanitë perëndimore
Ndërsa nuk është çudi që objektivi i dezinformimit është zakonisht publiku lexues apo edhe shtetet, ndoshta nuk është për t'u habitur që edhe gjigantët e......

Çmimet i rikthehen rritjes në Nëntor - Inflacioni, arrin 3.9%. Zarzavatet vijojnë me rritje dyshifrore
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se në muajin Nëntor të këtij viti norma e rritjes së çmimeve është regjistuar në 3.9%, ndërkohë që norma e......

Gjermania, e kapur në një kurth fiskal - E bllokuar nga borxhi, lufton për të financuar rritjen ekonomike
Në një moment negativ për Gjermaninë, i vetmi vend i G7 që rrëshqet në recesion këtë vit, ekonomia më e madhe e Europës dhe dikur një mrekulli financiare është......

Gjigandët ndërkombëtarë D-Marin do të menaxhojnë portin turistik të Vlorës
Vlora Marina ka nënshkruar një tjetër marrëveshje partneriteti, këtë herë me D-Marin, rrjetin prestigjioz të menaxhimit të marinave në gjithë Mesdheun dhe në......

Pensionet, pedagogia Merita Xhumari: Të ndryshojë formula e llogaritjes, të rriten koeficientët
Nisma e qeverisë për të rritur pagën mesatare në nivelin 900 Euro, është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e fondit të sigurimeve shoqërore, në kushtet......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,050 USD - Tregjet presin punësimin në SHBA, pritet ngadalësim në nëntor
Tregu i metaleve të çmuara i është rikthyer fitimeve modeste në sesionin e sotëm, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan dhe rënies së yield-it të......