Korporatat, objektiva tërheqës të dezinformimit - Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet me të cilat përballen kompanitë perëndimore

Ndërsa nuk është çudi që objektivi i dezinformimit është zakonisht publiku lexues apo edhe shtetet, ndoshta nuk është për t'u habitur që edhe gjigantët e korporatave bien pre e lajmeve jo të besueshme.
Por çfarë do të thotë botim ‘jo i besueshëm’? Sipas konsulencës strategjike të komunikimit Kekst, është ai që publikon në mënyrë të përsëritur përmbajtje false, nuk mbledh dhe prezanton informacione me përgjegjësi, nuk korrigjon ose sqaron gabimet, përzien lajmet dhe përmbajtjen e opinioneve, përdor tituj mashtrues, nuk zbulon pronësinë ose financimin, nuk zbulon pronësinë e saj dhe nuk emërton autorët e saj.
Me Inteligjencën Artificiale në lëvizje të plotë, krijuesit e dezinformatave po përmirësojnë tregtitë e tyre dhe po synojnë objektiva potencialisht më fitimprurës, në këtë mënyrë keqinformimi i drejtuar ndaj kompanive individuale po rritet me shpejtësi.
Një raport tregoi se 95% e kompanive më të mira në bursën e Londrës, u cituan shpesh nga publikime jo të besueshme në 6 muajt e parë të 2023. Kjo është 35% më shumë se një vit më parë. Kishte 348.000 shpërndarje në mediat sociale të artikujve të këtyre botimeve në kompanitë FTSE 100, duke rezultuar në afro 10 milionë përshtypje.
Disa nga artikujt ka të ngjarë të jenë shkruar nga konkurrentët e kompanive, ndërsa të tjerët ishin rezultat i gazetarisë së dobët, por ende nuk është e qartë nëse shtetet armiqësore po instrumentalizojnë dezinformatat që synojnë bizneset perëndimore. Më shumë se 100 botime jo të besueshme mbulojnë rregullisht kompanitë e FTSE 100, thotë raporti Kekst.
Megjithatë, deri në momentin që kompania ka kuptuar pasaktësinë e raportit, sipas raportit të Foreign Policy është bërë dëm i konsiderueshëm. Kur kompania zbulon gënjeshtrat, tregu i aksioneve ka të ngjarë të dëmtohet, dhe për shkak se tregtarët duhet të reagojnë shpejt, një kompani e shënjestruar nga dezinformata përballet me një rënie të çmimit të aksioneve të saj. Në një raport të vitit 2021, PWC shpjegoi se sa e lehtë dhe e lirë ishte krijimi i një fushate dezinformimi: “15-45 dollarë për të krijuar një artikull me 1000 karaktere, 65 dollarë për të kontaktuar drejtpërdrejt një burim mediatik për të shpërndarë materiale, 100 dollarë për 10 komente për postim në një artikull ose lajm i dhënë. 350-550 dollarë për marketingun e mediave sociale dhe 1500 dollarë për shërbimet e optimizimit të motorëve të kërkimit për të promovuar postimet dhe artikujt e mediave sociale gjatë një periudhe 10-15-ditore.
Duke pasur parasysh këtë lehtësi të jashtëzakonshme, ishte vetëm çështje kohe para se grupet qeveritare të zbulonin se synimi i kompanive perëndimore ishte një mënyrë e lehtë për të dëmtuar vendet perëndimore. Rritja e shpejtë e fushatave dezinformuese kundër kompanive sugjeron se nuk është më një aktivitet që përfshin vetëm konkurrentë xhelozë.
Një rënie e çmimit të aksionit bazuar në dezinformata nuk do të zgjasë shumë sepse kompania e prekur do të lajmërojë shpejt tregjet për keqinformimin. Por edhe një rënie e përkohshme është e dëmshme. Edhe pse kompanitë perëndimore janë të vetëdijshme për rreziqet, duhet të kuptojnë se janë në distancë goditëse, jo sepse janë të diskutueshme në vetvete, por sepse janë një objektiv i lehtë për dezinformim. Ekipet e komunikimit duhet të fillojnë të lexojnë postime të paqarta që nuk kanë emra autorësh dhe informacion pronësie.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Çmimet i rikthehen rritjes në Nëntor - Inflacioni, arrin 3.9%. Zarzavatet vijojnë me rritje dyshifrore
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se në muajin Nëntor të këtij viti norma e rritjes së çmimeve është regjistuar në 3.9%, ndërkohë që norma e......

Gjermania, e kapur në një kurth fiskal - E bllokuar nga borxhi, lufton për të financuar rritjen ekonomike
Në një moment negativ për Gjermaninë, i vetmi vend i G7 që rrëshqet në recesion këtë vit, ekonomia më e madhe e Europës dhe dikur një mrekulli financiare është......

Gjigandët ndërkombëtarë D-Marin do të menaxhojnë portin turistik të Vlorës
Vlora Marina ka nënshkruar një tjetër marrëveshje partneriteti, këtë herë me D-Marin, rrjetin prestigjioz të menaxhimit të marinave në gjithë Mesdheun dhe në......

Pensionet, pedagogia Merita Xhumari: Të ndryshojë formula e llogaritjes, të rriten koeficientët
Nisma e qeverisë për të rritur pagën mesatare në nivelin 900 Euro, është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e fondit të sigurimeve shoqërore, në kushtet......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,050 USD - Tregjet presin punësimin në SHBA, pritet ngadalësim në nëntor
Tregu i metaleve të çmuara i është rikthyer fitimeve modeste në sesionin e sotëm, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan dhe rënies së yield-it të......

Bitcoin kthen një pjesë të fitimeve - Tregu karakterizohet nga optimizmi për miratimin e ETF-ve
Bitcoin po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas fitimeve të konsiderueshme të realizuara në sesionet e fundit. Analistët po e konsiderojnë më tepër si një......

Ky start-up mund ta shndërrojë makinën tuaj me karburant në një EV në vetëm 8 orë!
Kostoja e një makine elektrike krejt të re përmendet shpesh si një nga ndalesat kryesore për pronarët e makinave që kërkojnë të bëjnë zgjedhje më të gjelbra......

Nafta bie me 10% brenda 1 jave - Çmimet, nën presion nga ngadalësimi i kërkesës në Kinë dhe SHBA
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme të realizuara një ditë më parë, kur preku nivelin më të ulët në 6 muajt......