Gjermania, e kapur në një kurth fiskal - E bllokuar nga borxhi, lufton për të financuar rritjen ekonomike

Në një moment negativ për Gjermaninë, i vetmi vend i G7 që rrëshqet në recesion këtë vit, ekonomia më e madhe e Europës dhe dikur një mrekulli financiare është mbyllur në një kurth fiskal. Qeveria e saj po përpiqet të gjejë një mënyrë për ta modernizuar dhe për ta rritur atë në një mjedis kufizimesh mbytëse që e ndalojnë të dukshmen, duke rritur huamarrjen e saj për modernizim, duke trajtuar ndryshimet klimatike dhe në fund të fundit vetë rritjen e saj.
Me të ashtuquajturin "frenim borxhi" në fuqi, siç e ka përfshirë vetë në kushtetutën e saj, Gjermania i ka duart e lidhura dhe nuk mund të rrisë huamarrjen aq sa duhet për të vazhduar me investimet e nevojshme për kalimin në energjinë dhe ekonominë e e gjelbër. Për të zbatuar, me pak fjalë, angazhimet e saj për heqjen graduale të lëndëve djegëse fosile, por edhe për t'i dhënë një shtysë ekonomisë së saj mbytëse.
E përballur me prangat që vetë Gjermania i vendosi vetes, Gjykata Kushtetuese vendosi pak ditë më parë, kur ndaloi tërheqjen e fondeve nga fondi për përballimin e pandemisë dhe recesionit si pasojë, dhe transferimin e tyre në fondin e tranzicionit tek energjia e gjelbër bashkë me 210 miliardë eurot. Bëhet fjalë për 60 miliardë euro nga fondet kundër pandemisë, pasi ato nuk ishin të nevojshme për të mbështetur ekonominë kundër recesionit pandemik për të cilin ishin menduar fillimisht.
Kriza fiskale e thelluar e Gjermanisë po godet ekonominë më të madhe të Europës aty ku dhemb më shumë: reputacionin e saj si një partner i besueshëm për industritë, disa prej të cilave kanë frikë se Berlini nuk do t'i mbajë premtimet e tij për të financuar investimet e tyre të gjelbra dhe të tjera. Midis tyre janë planet e ArcelorMittal, prodhuesi më i madh i çelikut në botë, për të investuar 2.5 miliardë euro në fabrikat e saj të çelikut në Gjermani për të operuar me një gjurmë karboni zero.
Në fund të fundit, sipas një dokumenti pune të Ministrisë së Ekonomisë, i cili u zbulua për Reuters, përveç investimeve të çelikut në vlerën 6 miliardë euro, nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të preken edhe sektorë të tjerë, si investimi i 4 miliardë euro në sektorin e mikroelektronikës dhe atë prej 20 miliardë euro në prodhimin e baterive për automjetet elektrike. Si dhe marrëveshjet për mbrojtjen e klimës që supozohej të ndihmonin industrinë të mbrohej nga luhatjet e çmimeve të energjisë dhe u vlerësuan në 68 miliardë euro.
Qeveria gjermane po përpiqet të provojë absurditetin e ndalimit të hekurt të deficitit buxhetor. Edhe nëse e pezullon frenimin e borxhit edhe për një vit, lehtësimi do të jetë i përkohshëm dhe dëmi tashmë është bërë. Kriza fiskale do ta gjunjëzojë ekonominë për vite me radhë për tre arsye:
Së pari, sepse një program shtrëngimi do të zbatohet në një ekonomi në tkurrje.
Së dyti, ekonomia do të vuajë nga ndikimi i pasigurisë së zgjatur, ligjore dhe ekonomike. Bizneset do të përpiqen të parashikojnë se çfarë lloj ndihme mund të presin nga shteti për të përballuar krizën energjetike dhe për të investuar në tranzicionin e gjelbër. Dhe e treta dhe më e rëndësishmja, rreziku më i madh për prosperitetin afatgjatë të Gjermanisë është ulja e investimeve publike në një vend që për dekada ka investuar shumë më pak se pjesa tjetër e Europës.
E gjithë kjo ndërkohë që Instituti Ekonomik Gjerman rekomandon që Berlini të vazhdojë me investime publike prej 450 deri në 500 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme. Borxhi i Gjermanisë qëndron në 66% të PBB-së dhe pritet të bjerë në 64% në vitin 2024, kur mesatarja e Eurozonës është 90%. Gjermania nuk po përballet me një krizë borxhi, por ka ardhur koha që ajo të paguajë çmimin për qasjen e saj fondamentaliste ndaj disiplinës fiskale.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Gjigandët ndërkombëtarë D-Marin do të menaxhojnë portin turistik të Vlorës
Vlora Marina ka nënshkruar një tjetër marrëveshje partneriteti, këtë herë me D-Marin, rrjetin prestigjioz të menaxhimit të marinave në gjithë Mesdheun dhe në......

Pensionet, pedagogia Merita Xhumari: Të ndryshojë formula e llogaritjes, të rriten koeficientët
Nisma e qeverisë për të rritur pagën mesatare në nivelin 900 Euro, është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e fondit të sigurimeve shoqërore, në kushtet......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,050 USD - Tregjet presin punësimin në SHBA, pritet ngadalësim në nëntor
Tregu i metaleve të çmuara i është rikthyer fitimeve modeste në sesionin e sotëm, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan dhe rënies së yield-it të......

Bitcoin kthen një pjesë të fitimeve - Tregu karakterizohet nga optimizmi për miratimin e ETF-ve
Bitcoin po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas fitimeve të konsiderueshme të realizuara në sesionet e fundit. Analistët po e konsiderojnë më tepër si një......

Ky start-up mund ta shndërrojë makinën tuaj me karburant në një EV në vetëm 8 orë!
Kostoja e një makine elektrike krejt të re përmendet shpesh si një nga ndalesat kryesore për pronarët e makinave që kërkojnë të bëjnë zgjedhje më të gjelbra......

Nafta bie me 10% brenda 1 jave - Çmimet, nën presion nga ngadalësimi i kërkesës në Kinë dhe SHBA
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme të realizuara një ditë më parë, kur preku nivelin më të ulët në 6 muajt......

EUR/CHF, në nivelin më të ulët në 9 vite - Rriten shanset që BQE të ulë normat e interesit në takimin e marsit
Euro po këmbehet e qëndrueshme përballë dollarit amerikan, në sesionin e sotëm, por në raport me frangën zvicerane ka prekur nivelin më të ulët në 9 vitet e......

Bursat europiane i rikthehen humbjeve - Ekonomia e Eurozonës ra me 0.1% në tremujorin e tretë
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke pasuar humbjet e tregjeve aziatike dhe atyre amerikane. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po......