Bota Postuar më 7 Dhjetor 2023, 20:24

Bitcoin kthen një pjesë të fitimeve - Tregu karakterizohet nga optimizmi për miratimin e ETF-ve

Nga SCAN TV
Bitcoin kthen një pjesë të fitimeve - Tregu karakterizohet nga

Bitcoin po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas fitimeve të konsiderueshme të realizuara në sesionet e fundit. Analistët po e konsiderojnë më tepër si një sesion korrektimi, ndërsa investitorët afatshkurtër po tërheqin fitimet e realizuara së fundmi.

Megjithatë, në treg mbizotëron optimizmi për lehtësimin e politikave monetare nga bankat qendrore. Vetëm në javën e fundit, aseti më i madh dixhital në botë ka fituar rreth 15% të vlerës, ndërsa fitimet për këtë vit kanë arritur deri në 160%. Që nga mesi i shtatorit, kur filloi edhe rritja e madhe, bitcoin ka fituar rreth 80% të vlerës.

Së bashku me bastet se Rezerva Federale mund të fillojë të ulë normat e interesit vitin e ardhshëm, rritja e bitcoin është nxitur edhe nga spekulimet se SHBA mund të jetë afër lejimit të fondeve të tregtuara në shkëmbim në Bitcoin.

Ndër zhvillimet e tjera, banka franceze, Societe Generale njoftoi se ka filluar tregtimi i “stablecoin”-it ose “monedhës së qëndryeshme” të quajtur EUR Coinvertible, në platformën europiane të këmbimit të kriptomonedhave, Bitstamp. Diskutimet midis rregullatorit të letrave me vlerë në SHBA dhe menaxherët e aseteve që shpresojnë të listojnë fondet e tregtuara në shkëmbim në bitcoin (ETF) kanë avancuar në detajet kryesore teknike, në një shenjë që agjencia mund të miratojë së shpejti këto produkte.

Trembëdhjetë firma duke përfshirë Grayscale Investments, BlackRock, Invesco dhe ARK Investments, kanë aplikuar pranë Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime për ETF që ndjekin çmimin e bitcoin.

Ekspertët argumentojnë se një produkt i rregulluar, si një ETF, i lidhur me çmimin spot të kriptomonedhës, u ofron investitorëve mënyrën më të mirë për të investuar në bitcoin. Por agjencia ka refuzuar prej kohësh produkte të tilla, duke argumentuar se ato nuk arrijnë të plotësojnë kufirin e saj për mbrojtjen e investitorëve. Por, tashmë duket se Komisioni është dorëzuar dhe shumë shpejt do t’i miratojë këto fonde.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat