Krerët e BE, vizitë zyrtare në Kinë - Samiti mes dy vendeve ka në fokus tregtinë dhe stabilitetin

Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian u takuan në Pekin me presidentin e Kinës, Xi Jinping për samitin e tyre të parë në katër vitet e fundit, për të diskutuar çështje që variojnë nga çekuilibrat tregtarë e deri te situata në Ukrainë. Sipas asaj që raportoi televizioni shtetëror kinez, Xi Jinping i kërkoi BE-së të punojë me Kinën për të siguruar një stabilitet global, për të rritur besimin e ndërsjellë politik dhe për të eliminuar të gjitha llojet e ndërhyrjeve në marrëdhëniet dypalëshe.
“Marrëdhëniet Kinë-BE janë në një moment të mirë konsolidimi dhe zhvillimi, që është në përputhje me interesat e të dyja palëve dhe pritshmëritë e njerëzve. Palët duhet të punojnë së bashku për të ruajtur vrullin e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-BE”, deklaroi presidenti i Kinez, Xi Jinping. Ai shtoi se “Kina dhe BE-ja duhet të jenë partnerë në bashkëpunim me përfitim reciprok, të rrisin vazhdimisht besimin e ndërsjellë politik, të ndërtojnë konsensus strategjik, të eliminojnë të gjitha llojet e ndërhyrjeve dhe të forcojnë dialogun dhe bashkëpunimin për të mirën e të dy popujve”.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell zhvilluan një takim edhe me kryeministrin kinez, Li Qiang, në vizitën e tyre 1-ditore. Ky ishte shansi i fundit i drejtuesve europianë për t'u përballur me zyrtarët e lartë kinezë, përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian vitin e ardhshëm, që mund të sjellin ndryshime në udhëheqjen e bllokut.
"Ne kemi një interes të përbashkët për paqen dhe sigurinë në funksionimin efektiv të rendit ndërkombëtar, të bazuar në rregulla dhe për të gjetur zgjidhje për sfidat globale. Dhe kjo është arsyeja pse është thelbësore t'i jepet fund agresionit rus kundër Ukrainës dhe të vendoset një paqe e qëndrueshme në përputhje me Kartën e OKB-së. Në të njëjtën mënyrë po punojmë për të bërë gjithçka që është e mundur për të arritur një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme”, u shpreh Leyen.
Të dyja palët janë përpjekur të minimizojnë pritshmëritë përpara samitit, me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, që paralajmëroi diplomatët europianë me seli në Pekin, se Evropa duhet të zgjedhë “paqen dhe stabilitetin” në vend të një “Lufte të re të Ftohtë”.
Në anën tjetër, një zyrtar evropian deklaroi përpara gazetarëve në Bruksel në fillim të kësaj jave, se “nuk ka asnjë rezultat të vetëm që do të kurorëzojë samitin”, duke shtuar se nuk do të ketë një deklaratë të përbashkët. Në një goditje tjetër në marrëdhëniet BE-Kinë, Italia informoi zyrtarisht Kinën në ditën e fundit se po largohet nga nisma e Pekinit “Brez dhe Rrugë” e mbështetur nga Xi Jinping.
Ndërkohë, disa komisionerë të BE-së e kanë vizituar Pekinin që kur Kina hoqi kufizimet ndaj pandemisë këtë vit, duke përfshirë shefat e tregtisë dhe klimës, por pak përparim është bërë në stabilizimin e marrëdhënieve.
Bashkimi Evropian dëshiron që Pekini të përdorë ndikimin e tij mbi Rusinë për të ndalur luftën në Ukrainë, ndërsa në fokus të samitit është edhe kufizimi i kompanive private kineze që të eksportojnë produkte europiane në Rusi. Fillimisht, Brukseli nuk i përfshiu firmat kineze në paketën e fundit të sanksioneve ndaj Rusisë, të njoftuar muajin e kaluar, mbase në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me Kinën.
Blloku është gjithashtu i shqetësuar për ato që i konsideron marrëdhëniet ekonomike të pabalancuara, duke thënë se deficiti tregtar prej afro 400 miliardë eurosh me Kinën, pasqyron kufizimet ndaj bizneseve të BE-së. Në anën tjetër, Kina u tërhoq më parë nga një hetim i Bashkimit Europian kundër subvencioneve për automjetet elektrike kineze, në përpjekje për të reduktuar varësinë nga importet kineze, veçanërisht nga lëndët e para që janë mjaft kritike për shumë industri.
Muajin e kaluar, ministri i jashtëm kinez, Wang Yi deklaroi gjatë një takimi me ministren e Jashtme franceze, Catherine Colonna, se rreziku më i madh është “pasiguria e sjellë nga politizimi i gjerë” dhe se “proteksionizmi ka nevojë të reduktohet në maksimum”. Gjatë vizitës së ministres franceze, Kina ofroi gjithashtu hyrje pa viza për qytetarët e pesë ekonomive më të mëdha të BE-së, në një përpjekje për të nxitur turizmin pas pandemisë dhe për të përmirësuar imazhin e Kinës në Perëndim pas përkeqësimit të lidhjeve gjatë pandemisë së Covid-19.
Zyrtarët e Bashkimit Europian deklarojnë se të dyja palët mund të bashkëpunojnë më shumë për të luftuar ndryshimin klimatike dhe për të promovuar biodiversitetin.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Rënia e eksporteve dhe e inventarëve rëndojnë mbi ekonominë e eurozonës!
Ekonomia e eurozonës u tkurr lehtë në tremujorin e tretë të 2023, nën presion nga ndryshimi i niveleve të inventarit, si dhe nga ndjenja më e dobët ekonomike.......

BB, 80 mln USD kredi për mbetjet - Projekti ka në fokus bashkitë e pellgut të lumit Vjosa. Përfitojnë 138.800 banorë
Banka Botërore ka miratuar projektin "Mjedisi i pastër dhe i qendrueshëm për dete blu” për Shqipërinë, me vlerë prej 80 milionë dollarësh, që do të trajtojë......

Turizmi, vendet e largëta preferojnë Shqipërinë - Në rritje të ndjeshme kinezët, turqit, ukrainasit dhe finlandezët
Gjatë këtij viti Shqipëria ka qenë një destinacion i preferuar turistik, jo vetëm nga shtetas të vendeve tradicionale, por edhe më larg. Të dhënat zyrtare......

BEI: Kreditimi ngeci, por pritet përmirësim - Publikohet sondazhi mbi rajonin. Në Shqipëri do ketë përmirësim të cilësisë së huasë
Një sondazh i Bankës Evropiane të Investimeve për gjysmën e parë të vitit 2023 konkludon se kërkesa për kredi në Shqipëri ka shënuar stanjacion, ndërkohë që......

Kuvendi miraton paketën fiskale dhe buxhetin 2024 - Seanca plenare zgjati vetëm rreth 8 minuta për shkak të situatës së tensionuar
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot nen për nen dhe në tërësi projektligjet e paketës fiskale dhe projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Ashtu sikurse ishte......

“Pas pagave, duhet vendim për rritjen e pensioneve” - Reforma, Xhumari: Të barazohet masa e kontributit që paguajnë të vetëpunësuarit
Nisma e Qeverisë për të rritur pagën mesatare në nivelin e 900 eurove, është një mënyrë sipas pedagoges Merita Xhumari për të mbushur arkën e Institutit të......

Indeksi i AmCham/Në rritje perceptimi në luftën kundër korrupsionit në administratë
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka publikuar Indeksin e Biznesit në Shqipëri, që tregon për një përmirësim të lehtë të treguesve, por duke mbetur......

Cili është faktori i ri që po fuqizon Lekun? - Meka: Qeveria po fiton masivisht nga kursi i këmbimit
Pavarësisht se fluksi i turistëve nuk është më në nivelet e sezonit veror, sërish kursi i këmbimit vijon të ndjekë të njëjtin trend, atë të fuqizimit të......