Kuvendi miraton paketën fiskale dhe buxhetin 2024 - Seanca plenare zgjati vetëm rreth 8 minuta për shkak të situatës së tensionuar

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot nen për nen dhe në tërësi projektligjet e paketës fiskale dhe projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, në një situatë të tensionuar për shkak të tymueseve dhe flakadanëve që u ndezën nga deputetët e opozitës projektligjet e mësipërme u miratuar nga shumica në një kohë rekord prej rreth 8 minutash. Ndërsa çdo vit, diskutimet për buxhetin kanë qenë maratonë.
Këto dokumente tashmë pritet të botohen në fletoren zyrtare dhe të hyjnë në fuqi në ditët e para të janarit 2024. Projektligjet e paketës fiskale përfshijnë ndryshime në ligjin e akcizave, taksave kombëtare dhe procedurat tatimore.
Ndërkohë, përsa i takon buxhetit të ardhurat parashikohen në 676 miliardë lekë, shpenzimet 737.4 miliardë lekë dhe deficiti buxhetor 61.4 miliardë lekë. Fokusi i buxhetit për vitin e ardhshëm do të jetë rritja e pagave në sektorin publik, duke mbështetur reformën e ndërmarrë, për të mundësuar rritjen e pagës mesatare në 900 euro.
Vëmendje të veçantë përgjatë vitit të ardhshëm do të ketë edhe sektori i turizmit, duke qenë se këtë vit Shqipëria përjetoi një bum turistësh.
ELISABETA Dosku/SCAN
Sondazh

“Pas pagave, duhet vendim për rritjen e pensioneve” - Reforma, Xhumari: Të barazohet masa e kontributit që paguajnë të vetëpunësuarit
Nisma e Qeverisë për të rritur pagën mesatare në nivelin e 900 eurove, është një mënyrë sipas pedagoges Merita Xhumari për të mbushur arkën e Institutit të......

Indeksi i AmCham/Në rritje perceptimi në luftën kundër korrupsionit në administratë
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka publikuar Indeksin e Biznesit në Shqipëri, që tregon për një përmirësim të lehtë të treguesve, por duke mbetur......

Cili është faktori i ri që po fuqizon Lekun? - Meka: Qeveria po fiton masivisht nga kursi i këmbimit
Pavarësisht se fluksi i turistëve nuk është më në nivelet e sezonit veror, sërish kursi i këmbimit vijon të ndjekë të njëjtin trend, atë të fuqizimit të......

Ambasadori i sapoemëruar i BE-së në Shqipëri paraqet letrat kredenciale Presidentit Begaj!
Ambasadori i sapoemëruar i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot letrat kredenciale Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj. “Kënaqësi që filloj......

Vendimi i Qeverisë/ Ngrihet në Elbasan Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ngritjen e Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e......

Eksportuesit më të mëdhenj të çelikut të Turqisë vijnë në Tiranë! Në fokus rritja e volumit tregtar mes dy vendeve
Shoqata e Eksportuesve të Çelikut (ÇİB) do të vijë në Tiranë me qëllim rritjen e aktiviteteve në Ballkan, forcimin e prezencës në treg dhe krijimin e......

Kuvendi miraton paketën fiskale dhe buxhetin 2024 – Seanca plenare zgjati vetëm rreth 8 minuta për shkak të situatës së tensionuar
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot nen për nen dhe në tërësi projektligjet e paketës fiskale dhe projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Në një situatë të......

Masa më të ashpra ndaj dhunës në Kuvend - Grupi i PS depoziton projektvendimin për miratim me procedurë të përshpejtuar
Situatat e tensionuara të përsëritura në sallën e seancave plenare me tymues dhe flakadanë, por edhe në komisionet e përhershme të Kuvendit, mund të marrin......