Masa më të ashpra ndaj dhunës në Kuvend - Grupi i PS depoziton projektvendimin për miratim me procedurë të përshpejtuar
Situatat e tensionuara të përsëritura në sallën e seancave plenare me tymues dhe flakadanë, por edhe në komisionet e përhershme të Kuvendit, mund të marrin fund së shpejti. Grupi parlamentar i Partisë Socialistë ka depozituar një projektvendim për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit që duhet miratuar me procedurë të përshpejtuar.
Sa i përket masave disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose seancë plenare” ato parashikohet të jenë deri në 10 ditë, 30 ditë, apo 60 ditë. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione apo seancë plenare” deri në 30 ditë” jepet në rastet kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.
Gjithashtu, kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave apo mbledhjes, si dhe kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara më sipër.
Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione apo seancë plenare deri në 60 ditë” jepet në rastet kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit, mbledhjes së komisionit, brenda mjediseve të Kuvendit.
Kjo masë jepet edhe kur deputeti kryen veprime ose sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal, si dhe kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara më sipër.
Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore deputeti ndalohet të kryejë edhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit.
Dorian Koça/SCAN

Pse EV-të e Europës janë vite prapa Kinës, pavarësisht investimit prej 250 miliardë eurosh?!
Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) ka zbuluar manifestin dhe udhërrëfyesin e saj për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar të Bashkimit Europian në......

Erdogan takohet në Athinë me kryeministrin e Greqisë Mitsotakis - Pse vizita po ndodh pikërisht tani?
Presidenti turk Erdogan po viziton sot Athinën, një mision i rëndësishëm diplomatik që synon rikalibrimin e marrëdhënieve të acaruara historikisht midis......

UNICEF: Vendet më të pasura të Europës kanë shkallë të lartë të varfërisë së fëmijëve!
Disa nga vendet më të pasura të botës përjetuan rritje të mprehtë të varfërisë së fëmijëve midis 2014 dhe 2021, sipas të dhënave të reja të publikuara nga......

Tarifat e Brexit për automjetet elektrike: Pezullim nga BE?
Komisioni Europian dëshiron t'i shtyjë tarifat e Brexit-it për automjetet elektrike dhe bateritë për tre vjet. Kjo është arsyeja pse sot ai u ka propozuar......

Roli i SHBA dhe Kinës në marrëveshjet për klimën - Ndotësit më të mëdhenj duhet të kontribuojnë më shumë
Samiti i klimës i Kombeve të Bashkuara të këtij viti në Dubai nuk ka gjasa të sjellë ndonjë ndryshim, pasi gjithsej 197 vende duhet të bien dakord. Megjithatë,......

META zgjeron enkriptimin në Messenger - Projekti është i ngjashëm me modelin e WhatsApp
Meta bëri të ditur se telefonatat dhe bisedat personale të çdo përdoruesi të Messenger do të jenë të koduara si parazgjedhje, duke përfaqësuar një përditësim......

India po përgatit parkun më të madh energjetik në botë - Kosto prej 2.26 miliardë dollarësh dhe sipërfaqe sa Singapori
Një park i energjisë së rinovueshme do të ndërtohet përmes hapësirës së zhveshur të shkretëtirës së madhe të kripës që ndan Indinë nga Pakistani, do të......

Zhvillimi i Inteligjencës Articiale - Alphabet prezanton modelin e tij më të avancuar
Alphabet prezantoi modelin e tij më të avancuar të inteligjencës artificiale, një teknologji në gjendje për të grumbulluar forma të ndryshme informacioni si......