META zgjeron enkriptimin në Messenger - Projekti është i ngjashëm me modelin e WhatsApp

Meta bëri të ditur se telefonatat dhe bisedat personale të çdo përdoruesi të Messenger do të jenë të koduara si parazgjedhje, duke përfaqësuar një përditësim të madh të privatësisë që e bën shërbimin më të ngjashëm me WhatsApp.
Drejtuesja e Messnger, Loredana Crisan, sqaroi se falë teknologjisë së enkriptimit askush, përfshirë Metën, nuk mund të shohë se çfarë është dërguar ose thënë, përveç nëse vetë përdoruesi zgjedh të raportojë mesazhet e tij.
Crisan tha se do t'i duhet një kohë e papërcaktuar që Meta të kodojë të gjitha bisedat e Messenger dhe se kompania u mbështet në disa ‘parime kriptografike’ për të informuar strategjinë e saj, duke përfshirë një të zhvilluar brenda kompanisë dhe një tjetër që përdoret nga Signal, aplikacioni popullor i mesazheve të koduara.
Njoftimi i fundit i Metës për enkriptimin ka të ngjarë të shtojë një debat të vazhdueshëm që përfshin privatësinë dhe aftësinë e zbatimit të ligjit për të kryer hetime, siç u ilustrua në vitin 2016 kur Byroja Federale e Hetimit kërkonte që Apple të zhvillonte softuer për të ndihmuar më pas zhbllokimin e iPhone të të dyshuarve që ishin të përfshirë në të shtënat në San Bernardino, Kaliforni. Apple refuzoi të bashkëpunonte, duke thënë në atë kohë se të njëjtët inxhinierë që ndërtuan enkriptimin e fortë në iPhone për të mbrojtur përdoruesit, për ironi, do të urdhëroheshin t'i dobësonin ato mbrojtje dhe t'i bënin përdoruesit më pak të sigurt.
Kohët e fundit, drejtuesit në WhatsApp dhe Signal thanë se shërbimet e tyre nuk do të ishin më të disponueshme në Mbretërinë e Bashkuar nëse ligjvënësit miratonin ligje që do të dobësonin enkriptimin. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pretendoi se shtytja e kriptimit të Metës do ta bënte më të vështirë zbulimin e aktiviteteve të abuzimit të fëmijëve në internet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

India po përgatit parkun më të madh energjetik në botë - Kosto prej 2.26 miliardë dollarësh dhe sipërfaqe sa Singapori
Një park i energjisë së rinovueshme do të ndërtohet përmes hapësirës së zhveshur të shkretëtirës së madhe të kripës që ndan Indinë nga Pakistani, do të......

Zhvillimi i Inteligjencës Articiale - Alphabet prezanton modelin e tij më të avancuar
Alphabet prezantoi modelin e tij më të avancuar të inteligjencës artificiale, një teknologji në gjendje për të grumbulluar forma të ndryshme informacioni si......

Sërish rritje për Dollarin, Frangën dhe Paundin – Çfarë po ndodh me monedhën europiane?
Dollari amerikan ka shënuar sërish edhe sot një rritje të vlerës krahasuar me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 93.8 lekë dhe është shitur me......

Receta e veçantë gjermane për shpëtimin e ekonomisë - “Anuloni dy festa zyrtare për të “shpëtuar” 30 miliardë euro”
Për shumë punonjës pushimet, janë një mundësi e mirë për të shpëtuar për një moment nga rutina stresuese e përditshme. Ekonomistët gjermanë ndërkohë propozojnë......

British American Tobacco paralajmëron “lamtumirën” - Tregu i saj tradicional nuk ka të ardhme afatgjatë
British American Tobacco konfirmoi se do të regjistrojë një humbje prej rreth 31.5 miliardë dollarë pasi të rivlerësonte disa marka të cigareve amerikane, duke......

Konsumi i ujit, problem për inteligjencën artificiale - Google, Microsoft dhe Meta po punojnë për t’u bërë “pozitivë ndaj ujit”
Gara globale për hapin e ardhshëm të inteligjencës artificiale gjeneruese po shton kujdesin e publikut mbi një çështje mjedisore të anashkaluar shpesh, por......

Nafta, në nivelin më të ulët në 5 muaj - Ndikon frika për ngadalësimin e kërkesës në Kinë
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi tregjet vijojnë të dyshojnë në lidhje me ndikimin e vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin. Edhe të dhënat......

Euro, performuesja më e dobët - Rriten shanset që BQE të ulë normat e interesit në mars
Euro po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, përballë dollarit amerikan, për shkak të rritjes së basteve se Banka Qendrore Europiane do të ulë interesat......