Nafta, në nivelin më të ulët në 5 muaj - Ndikon frika për ngadalësimin e kërkesës në Kinë

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi tregjet vijojnë të dyshojnë në lidhje me ndikimin e vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin. Edhe të dhënat e publikuara në Kinë kanë ushtruar presion mbi çmimet.
Nafta Brent e Londrës ka zbritur poshtë 77 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet poshtë 72 dollarëve për fuçi. të dyja kontratat kanë prekur nivelin më të ulët që nga 6 korriku.
Shkurtimet vullnetare të prodhimit prej rreth 2.2 milionë fuçi në ditë, për tremujorin e parë të vitit 2024 nga OPEC+ nuk kanë arritur të mbështesin ndjenjën e tregut, mes skepticizmit nëse shkurtimet do të zbatohen plotësisht.
Kjo ulje përfshin edhe uljet aktuale vullnetare të Arabisë Saudite dhe Rusisë, prej 1.3 milionë fuçi naftë në ditë. Edhe komentet e zëvendëskryeministrit rus, Alexander Novak se OPEC+ ishte “gati për të ndërmarrë veprime shtesë nëse do të jetë e nevojshme” nuk ndikuan në ndjenjën e tregut.
Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë vendet kryesore të OPEC, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për të zhvilluar bisedime që përfshijnë edhe bashkëpunimin në tregun e naftës. Gjatë ditës së sotme, humori i investitorëve është goditur edhe nga shqetësimet për shëndetin ekonomik të Kinës.
Të martën, agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody's uli vlerësimin A1 të Kinës në negative nga e qëndrueshme që ishte më parë, duke përmendur si arsye kryesore “rritjen e rreziqeve që lidhen me ngadalësimin strukturor dhe të vazhdueshëm të ekonomisë në terma afatmesëm dhe rënien e vazhdueshme të sektorit të pronave”. Ndërkohë, referuar të dhënave në SHBA nga Instituti Amerikan i Naftës, rezervat e naftës bruto u rritën me 594,000 fuçi, gjatë javës që u mbyll më 1 dhjetor.
SCAN
Sondazh

Euro, performuesja më e dobët - Rriten shanset që BQE të ulë normat e interesit në mars
Euro po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, përballë dollarit amerikan, për shkak të rritjes së basteve se Banka Qendrore Europiane do të ulë interesat......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,040 USD - Investitorët presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohen të premten, dhe do......

Bitcoin thyen edhe nivelin e 44,000 USD - Societe Generale, e para bankë që hedh në treg një “stablecoin”
Bitcoin po tregtohet pranë 44,000 dollarëve në sesionin e sotëm dhe po realizon fitimet më të gjatë në seri që nga maji i këtij viti, për shkak të pritshmërive......

Bursat europiane, në pritje të punësimit - Indeksi DAX i Gjermanisë prek nivelin më të lartë historik
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, por megjithatë kujdesi vijon të jetë prezent. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje......

Punësimi në rrezik pasi sektori i ndërtimit në eurozonë vazhdon të tregojë shenja rënieje!
Indeksi i Aktivitetit Total të PMI të Ndërtimit të eurozonës ra në 43.4 në nëntor, pak më i lartë nga niveli më i ulët dhjetë-mujor i tetorit prej 42.7, sipas......

92 kredi me kushte lehtësuese për punonjësit e Policisë së Shtetit – Mete: Projekti do të vijojë edhe vitin e ardhshëm!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në ceremoninë e akordimit të 92 kredive për përfitimin e banesave për punonjësit e Policisë së......

Qendër Multifunksionale në Parkun e Vjosës - Rama: Jemi në fazë rishikimi të zonave të mbrojtura
Tre studio të përzgjedhura midis 16 aplikimeve, prezantuan projektet e tyre për Qendrën Multifunksionale dhe Stacionet e Informacionit, që do ndërtohet në......

Njohja e pensioneve me Italinë, “peng” i një firme! - Presidenti i shoqatës “Diaspora ’91-19’, Balla: Skema sesi do të funksionojë marrëveshja
Ajo çfarë po mban peng nisjen e procedurave në zbatim të marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë është firma nga Ministri i Jashtëm Italian dhe ai......