Europa Postuar më 6 Dhjetor 2023, 17:37

Bursat europiane, në pritje të punësimit - Indeksi DAX i Gjermanisë prek nivelin më të lartë historik

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në pritje të punësimit - Indeksi DAX i

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, por megjithatë kujdesi vijon të jetë prezent. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me 0.2%, ndërsa sektori minerar i është rikthyer fitimeve në rritje me 1.5%. Indeksi DAX i Gjermanisë ka prekur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, duke u ngjitur në mbi 16,500 pikë.

Për sa i përket korporatave, kompania e udhëtimeve Tui po qëndron në rritje me rreth 9%, ndërsa investitorët vlerësuan rritjen fitimeve për vitin e plotë dhe parashikimet se fitimi operativ do të rritet me të paktën 25% në vitin 2024.

Gjithashtu, mediat raportuan se bordi i kompanisë po shqyrton largimin nga Bursa e Londrës dhe listimin në Frankfurt, në përpjekje për të thjeshtuar profilin e saj të investimeve. Lëvizja do të përfaqësonte një goditje për bursën e Mbretërisë së Bashkuar, pasi përpiqet të mbajë dhe të tërheqë firma të reja dhe rishikon rregullat e listimit për të rritur atraktivitetin.

Në anën tjetër, Nokia vijon rënien, pas lajmeve se gjiganti amerikan i telekomunikacionit, AT&T u fut në partneritet me Ericsson për të ndërtuar gjeneratën e ardhshme të rrjetit. Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rritje, ndërsa Wall Street publikoi humbje për të dytin sesion me radhë.

Megjithatë, kujdesi është i madh pasi investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA për nëntorin, që do të publikohen të premten, dhe të dhënat e rishikuara mbi prodhimin e brendshëm bruto në Eurozonë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat