Çmimet e larta, si po ndryshon tendenca e kredisë së biznesit - Kompanitë nuk kanë nevojë për kredi afatshkurtra. Rritje e fortë huave për pasuri të paluajtshme
Gjatë dy viteve të fundit kompanitë në vend kanë përjetuar një situatë të mirë financiare, e cila reflektohet te zhvendosja e dukshme nga kreditë afatshkurtra për nevoja likuiditeti, te kreditë afatgjata për investime.
Tendenca është më e fortë të biznesi i madh, i cili në këto dy vite ka shijuar një situatë mjaft të mirë likuiditesh për shkak të ccmimeve të rritura. Dhe është pikërisht biznesi i madh ai që ka ulur këto dy vite kërkesën për kredi, ndërkohë që kemi ngadalësim të rritjes për të mesmin, dhe rritje më e fortë për të voglin.
Tendenca vërehet qartë po të analizohen treguesit e qëllimit të marrjes së kredive, ku shohim një tendencë të fortë drejt kredive afatgjata e ritme modeste rritjeje të atyre afatshkurtëra. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë Nga 39 miliardë lekë në janar 2022, huaja në monedhën kombëtare e biznesit për kapital qarkullues rezulton 40,3 miliardë në fund të tetorit 2023, me një rritje prej vetëm 1 miliardë lekësh.
Më e fortë është rritja e overdraftit, e cila nga 40,3 miliardë në janar 2022, rezulton në 52,8 miliardë në tetor 2023. Rritje graduale ka pasur edhe kredia në lekë për blerje pasijesh nga kompanitë, e cila gjithësesi, ka shënuar rënie të fortë vjeshtën e këtij viti, pas një rritje të fortë muajt e verës. Ajo në fund të tetorit rezulton 29,8 miliardë lekë, nga 49.5 miliardë në janar 2022.
Ndërkohë që duket se kanë shkëlqyer investimet e kompanive në pasuri të paluajtëshme. Nga 34,1 miliardë në janar 2022, kredia e bizneseve për blerje pasurish të paluajtëshme rezulton në rezulton në 60,1 miliardë në fund të tetorit.
Ecuritë janë të përafërta edhe për kredinë në monedhën e përbashkët evropiane. Ekuivalenti i kredisë në euro për kapital qarkullues i shprehur në monedhën tonë kombëtare rezulton 28,5 milionë lekë në tetor 2023, nga 31,5 miliardë në janarin 2022, ose, nga afërisht 300 milionë euro, ka rënë në 280 milionë euro. Overdrafti në euro, ka shënuar një rritje të lehtë. Nga 42,2 miliardë lekë apo afërisht 420 milionë euro në janar 2022, ai rezulton në 44,8 miliardë lekë apo pak më shumë se 440 milionë euro në tetor 2023.
Ndërkohë që edhe në rastin e kredisë në euro, është huaja për blerje pasurish të paluajtëshme ajo që ka pasur rritje mjaft të fortë. E shprehur në lekë, totali i saj rezulton në 90,1 miliardë në tetor, nga 75,1 miliardë në fillim të 2022. Ose afërsisht, nga 750 milionë euro, është rritur në thuajse 900 milionë euro në më pak se dy vite.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Çfarë duhet të bëjnë bizneset kur u kopjohet emri?- Pr.ligj i ri për markat tregtare/ Beqiraj: Lehtësohen procedurat, fuqizohet mbrojtja
Një projektligj i ri i dedikuar për markat tregtare, i cili është hedhur për konsultim publik, synon të lehtësojë procedurën që duhet të ndjekë një biznes për......

Çfarë i sjell Shqipëria Europës? - Ambasadori Gonzato: BE ka arsye të forta për t’u zgjeruar
Në një kohë kur flasim për përfitimet që do të ketë Shqipëria nga integrimi në Bashkimin Europian, i jepet rëndësi edhe një optike tjetër, asaj se cila është......

Copernicus: 2023, zyrtarisht viti më i nxehtë në histori!
2023 është në rrugën e duhur për t'u bërë viti më i nxehtë në histori sipas Copernicus, Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike në Europë. Nëntori ishte muaji i......

Importi i makinave koreane, rekord historik në Shqipëri - Tejkalojnë Zvicrën, tregu arrin 6 miliardë lekë!
Viti 2023 rezulton të ketë qenë një vit bumi për importin e makinave nga Korea duke përmbysur ndjeshëm tendencën e viteve të fundit. SCAN ka analizuar të......

A do të ulë BQE-ja normat e interesit vitin e ardhshëm dhe pse ka rëndësi?
BQE-ja do të mblidhet më 14 dhjetor 2023 dhe analistët presin që banka qendrore e Europës të ulë normat e interesit. Herën e fundit, ajo ndaloi tarifat në 4%,......

BE në prag të rregullave të reja për pastrimin e parave!
Negociatorët e BE-së po i afrohen një marrëveshjeje mbi ligjet e reja historike kundër pastrimit të parave që mund të sjellin ndalime për pagesat e mëdha në......

Trenat turistikë “debutojnë” në Itali - Udhëtimet nisin në 15 dhjetor. Më shumë lidhje mes Romës dhe Milanos
Nis rrugëtimi i “Trenave Turistikë Italianë”, nëpërmjet kompanisë së re të grupit Frecciarossa dedikuar turizmit të qëndrueshëm e prezantuar korrikun e kaluar......

Rritet varfëria shëndetësore në Itali - 10% më shumë njerëz se një vit më parë kërkojnë ndihmë
Në vitin 2023 në Itali, pothuajse 430 mijë njerëz u gjendën në kushte të varfërisë shëndetësore, të cilëve iu desh të kërkonin ndihmë nga një prej organizatave......