Importi i makinave koreane, rekord historik në Shqipëri - Tejkalojnë Zvicrën, tregu arrin 6 miliardë lekë!
Viti 2023 rezulton të ketë qenë një vit bumi për importin e makinave nga Korea duke përmbysur ndjeshëm tendencën e viteve të fundit.
SCAN ka analizuar të dhënat e INSTAT, ku rezulton se në vitet 2021-2022 importi mujor i mjeteve të transportit nga Korea e Jugut varionte nga 100 deri në maksimumi 400 milion lekë. Totali vjetor i importeve arrinte në 3 miliardë lekë.
Ndërkohë, në vitin 2023, importi mujor i tyre ka kaluar në nivele 500 deri në 1.1 miliardë lekë e këtë vit shifra totale tejkalon nivelin e 6 miliardë lekëve.
Rekordin historik të blerjeve të mjeteve të transportit nga Korea e Jugut këtë vit e mbajnë muajt shtator dhe tetor ku janë importuar përkatësisht mjete me vlerë 1 dhe 1.1 miliardë lekë.
Pavarësisht rritjes së fortë të importeve të mjeteve nga Korea e Jugut, sërish janë vendet europiane ato që kryesojnë listën e vendeve nga ku Shqipëria importon mjetet.
Në vend të parë është Italia, e ndjekur nga Gjermania në vend të dytë e Korea në vend të tretë që ka lënë tashmë pas edhe Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkaku se pse makinat aziatike, e veçanërisht ato nga Korea po gjejnë vend gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar kanë si arsye kryesore, çmimin e lirë të tyre.
SCAN
Sondazh

A do të ulë BQE-ja normat e interesit vitin e ardhshëm dhe pse ka rëndësi?
BQE-ja do të mblidhet më 14 dhjetor 2023 dhe analistët presin që banka qendrore e Europës të ulë normat e interesit. Herën e fundit, ajo ndaloi tarifat në 4%,......

BE në prag të rregullave të reja për pastrimin e parave!
Negociatorët e BE-së po i afrohen një marrëveshjeje mbi ligjet e reja historike kundër pastrimit të parave që mund të sjellin ndalime për pagesat e mëdha në......

Trenat turistikë “debutojnë” në Itali - Udhëtimet nisin në 15 dhjetor. Më shumë lidhje mes Romës dhe Milanos
Nis rrugëtimi i “Trenave Turistikë Italianë”, nëpërmjet kompanisë së re të grupit Frecciarossa dedikuar turizmit të qëndrueshëm e prezantuar korrikun e kaluar......

Rritet varfëria shëndetësore në Itali - 10% më shumë njerëz se një vit më parë kërkojnë ndihmë
Në vitin 2023 në Itali, pothuajse 430 mijë njerëz u gjendën në kushte të varfërisë shëndetësore, të cilëve iu desh të kërkonin ndihmë nga një prej organizatave......

Fenomeni i vjedhjes së ullinjve në Greqi - Kultivuesit pajisin pemët me GPS dhe punësojnë roje private
Kultivuesi grek i ullirit Panajotis Tsafaras është detyruar të ruajë pemët e tij dy herë në ditë për të shmangur hajdutët që përpiqen të vjedhin të korrat......

Kriza ekonomike, kur Gjermania bënte ligjin - Dy të tretat e gjermanëve ende mbështesin “frenimin e borxhit”
Dy javë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ndalonte rishpërndarjen e shpenzimeve, qeveria gjermane u gjend në pozitë jashtëzakonisht të vështirë për të......

Franca zbulon një depozitë të madhe hidrogjeni të bardhë - Objektivi, nxjerrja e karburantit të pastër deri në vitin 2028
Pranë kufirit franko-gjerman, në një zonë ku dikur ndodheshin minierat e qymyrit, është zbuluar në Francë depozita e hidrogjenit të bardhë, të cilën ekspertët......

Gara për furnizimin me lëndë të para për bateri - Prodhuesit europianë të automjeteve me kontrata që nuk plotësojnë kërkesat
Europa ka mbetur prapa SHBA-së dhe Kinës për sa i përket aftësisë së saj për të siguruar lëndët e para të nevojshme për bateritë e automjeteve elektrike. Sipas......