Franca zbulon një depozitë të madhe hidrogjeni të bardhë - Objektivi, nxjerrja e karburantit të pastër deri në vitin 2028

Pranë kufirit franko-gjerman, në një zonë ku dikur ndodheshin minierat e qymyrit, është zbuluar në Francë depozita e hidrogjenit të bardhë, të cilën ekspertët e vlerësojnë si një nga depozitat më të mëdha në botë. Është karburanti që teorikisht do të zëvendësojë lëndët djegëse fosile në industri, kamionë, anije dhe aeroplanë dhe potencialisht do të eliminojë rreth gjysmën e të gjitha emetimeve të shkarkimeve.
Pas testeve të ndryshme, ekipi shkencor vlerësoi se depozita përmban midis 46 dhe 260 milionë tonë hidrogjen natyror nën minierat e qymyrit, të cilat janë braktisur që nga vitet 1970, kur Franca kaloi në energjinë bërthamore. Duhet të theksohet, për hir të krahasimit, se prodhimi global i hidrogjenit arrin në 70 milionë metra kub çdo vit. Depozitat e hidrogjenit janë zbuluar kohët e fundit në vende të ndryshme në SHBA, Australi, Afrikë, Rusi dhe Europë.
Madje, është e zakonshme të gjesh hidrogjen gjatë nxjerrjes së gazit natyror ose naftës, por në të kaluarën kompanitë që e gjenin nuk u interesuan sepse nuk kishte kërkesë. Qeveritë dhe bizneset në mbarë botën po mbështeten mbi hidrogjenin si gur themeli i luftës kundër ndryshimeve klimatike. Një industri e tërë shumë miliardë dollarëshe tashmë është krijuar, e mbështetur nga subvencionet dhe miliarda të tjera në investime private, rreth prodhimit të hidrogjenit.
Problemi është se për të prodhuar hidrogjen, uji duhet të ndahet në hidrogjen dhe oksigjen, domethënë duhet të përdoret energji. Por nëse përfshihen lëndët djegëse fosile, atëherë procesi është ndotës, kështu që rezultati është i ashtuquajturi hidrogjen gri. Nëse burimet e rinovueshme të energjisë përdoren përsëri për të prodhuar të ashtuquajturin hidrogjen të gjelbër, procesi është më i pastër, por edhe më i shtrenjtë. Ndryshimi i madh mund të bëhet nga i ashtuquajturi hidrogjen i bardhë, pra hidrogjeni natyror që është i pastër. Siç theksojnë shkencëtarët, është burimi potencial i energjisë së pastër që toka prodhon vazhdimisht. Kur, për shembull, uji i nxehtë bie në kontakt me shkëmbinj të pasur me hekur, formohen depozita hidrogjeni.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, vetëm një pjesë e vogël e këtyre depozitave mund të sigurojë mjaftueshëm energji të pastër për qindra vjet. Megjithatë, një çështje më vete mbetet kostoja. Megjithëse SHBA-ja dhe Europa kanë ndarë miliarda për të subvencionuar zhvillimin e hidrogjenit të gjelbër me prodhimin e energjisë së rinovueshme, ato nuk caktojnë asnjë pjesë të këtyre fondeve për prodhimin e hidrogjenit të bardhë. Megjithatë, nëse gjithçka shkon sipas planit në Loraine, minierat do të fillojnë vitin e ardhshëm me testime të avancuara dhe kampionime nga një thellësi prej 1.8 km për të përcaktuar madhësinë e depozitës. Qëllimi do të jetë nxjerrja e hidrogjenit natyror në 2027-ën ose 2028-ën.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gara për furnizimin me lëndë të para për bateri - Prodhuesit europianë të automjeteve me kontrata që nuk plotësojnë kërkesat
Europa ka mbetur prapa SHBA-së dhe Kinës për sa i përket aftësisë së saj për të siguruar lëndët e para të nevojshme për bateritë e automjeteve elektrike. Sipas......

Çdo automjet mund të “jetojë” dy jetë - Si mjetet e vjetra shndërrohen në elektrike
Lunaz është një nga kompanitë e para në botë që konverton automjetet e vjetra në elektrike. Aksionet e saj përfshijnë "yje" si futbollisti David Beckham dhe......

Rriten ndjeshëm valutat kryesore – Euro vijon të mos luhatet!
Dollari amerikan është blerë sot me 93.6 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë duke regjistruar rritje nga dje. Euro vijon edhe sot të mos luhatet teksa është......

Ministeriali për Klimën, Balluku paraqet ecurine e Shqipërisë - Nënshkruhet deklaratat nga Ministrat e 123 shteteve për trefishimin e energjisë së rinovueshme
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka marrë pjesë në Ministerialin e zhvilluar në kuadër të Konferencës......

Shqiptarët, 180 milionë euro për t’u siguruar në 2023 - Tregu rritet me 9.64%, totali i dëmeve të paguara nga kompanitë 3.9 milliardë deri në tetor
Tregu i sigurimeve ka arkëtuar këtë vit një total prej rreth 180 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë, rritje që në......

Tensionet gjeopolitike mbështesin naftën - Fitimet kufizohen nga shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës
Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, për shkak të paqartësive mbi uljen vullnetare të prodhimit nga OPEC+ dhe tensioneve në Lindjen e......

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - FED pritet ta ulë normën bazë me 125 pikë në vitin 2024
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të lartë në 1 javë, duke zgjeruar fitimet e sesionit të kaluar. Në......

Ari i largohet nivelit rekord prej 2,100 USD - Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por i është larguar nivelit rekord prej 2,100 dollarë të regjistruar në sesionin e kaluar, ndërsa......