Bota Postuar më 5 Dhjetor 2023, 19:21

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - FED pritet ta ulë normën bazë me 125 pikë në vitin 2024 

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - FED

Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të lartë në 1 javë, duke zgjeruar fitimet e sesionit të kaluar. Në anën tjetër, euro po qëndron pranë nivelit më të ulët në 3 javët e fundit dhe po tregtohet në rreth 1.084 dollarë.

Analistët shprehen se forcimi i dollarit amerikan është ndikuar, pasi investitorët përfituan nga çmimi i ulët i monedhës së gjelbër, sepse gjatë nëntorit ra me rreth 3%, humbjet më të mëdha mujore në thuajse 1 vit.

Investitorët po presin edhe një sërë treguesish ekonomikë që do të publikohen në SHBA dhe mund të japin një panoramë më të qartë mbi të ardhmen e normave të interesit. Të premten do të publikohet raporti mbi punësimin në SHBA për nëntorin, i cili mund të ketë ndikim në ecurinë e dollarit.

Edhe paundi britanik po këmbehet i qëndrueshëm, në rreth 1.2640 dollarë. Ndër zhvillimet e tjera, anëtarja e Bankës Qendrore Evropiane, Isabel Schnabel, deklaroi në një intervistë për Reuters se rritja e mëtejshme e normave të interesit ishte jashtë diskutimeve, duke pasur parasysh rënien e jashtëzakonshme të inflacionit.

Një muaj më parë, Schnabel insistonte që normat e interesit duhej të rriteshin më tej. Që nga java e kaluar, kur u publikuan të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë, euro ka humbur rreth 1.4% të vlerës. Ndërkohë, tregtarët vlerësojë një ulje të normës bazë të interesit në SHBA me të paktën 125 pikë bazë, gjatë vitit të ardhshëm.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat