Bursat europiane tentojnë rimëkëmbjen - Ericsson rritet me rreth 8%, marrëveshje 14 mld USD me AT&T

Shumica e bursave europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të tjerë katalizatorë që mund të mbështesin tregjet. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje të lehtë me 0.2%, ndërsa sektori minerar kryeson humbjet, në rënie me 0.8%.
Ndërkohë, tregtimi i firmave me kapital të vogël në London Stock Exchange është pezulluar në mëngjesin e sotëm, ndërsa operatori i bursës, LSEG tha se ishte një incident, por pa dhënë detaje të tjera.
Sektori i telekomunikacionit ka njohur luhatjet më të mëdha, me Ericsson që ka fituar rreth mbi 8% të vlerës, pas marrëveshjes së arritur me AT&T për të ndërtuar një rrjet të madh telekomunikacioni duke përdorur teknologjinë ORAN. Në anën tjetër, aksionet e Nokia ranë me rreth 7% duke prekur nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2020.
Shpenzimet e AT&T mund të arrijnë deri në 14 miliardë dollarë, gjatë një kontrate 5-vjeçare me Ericsson, thanë kompanitë të hënën. Ericsson do të prodhojë pajisjet 5G në fabrikën e saj në Lewisville, Teksas.
Ndërkohë, perspektiva për uljen e normave të interesit nga bankat qendrore e rriti indeksin S&P 500 në nivelin më të lartë për vitin 2023, ndërsa Dow Jones realizoi fitimet më të mëdha mujore që nga tetori i vitit 2022. Vrulli në rritje vijoi, pavarësisht përpjekjeve të shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për të zbutur pritshmëritë e tregut për uljen e normave të interesit, i cili argumentoi se është e parakohshme të arrihet në përfundimin se rritja e interesave ka përfunduar.
SCAN
Sondazh

351 hotele të reja nga 2017, i përballojnë dot flukset e turizmit? - Sfidat e hotelerisë/ Në shtator, 70% më shumë vizitorë. 93,3% në bregdet nga 2022
Ndërsa numrat e turizmit vijojnë të jenë shumë të larta edhe në vjeshtë, pikëpyetja e madhe për sezonet e ardhëshme është nëse strukturat akomoduese do të jenë......

Europa duhet të veprojë tani për të shmangur planin e Rusisë për zaptuar tregun e hidrogjenit!
Pushtimi rus i Ukrainës ka ri-vizatuar hartën për sa i përket mënyrës sesi Europa e sheh marrëdhënien e saj me energjinë përgjithmonë. Mbështetja e tepërt e......

Austria, ende kundër pranimit në Shengen të Rumanisë dhe Bullgarisë!
Rezistenca e paqartë është dokumentuar mirë gjatë viteve të fundit dhe u shpreh edhe një herë të martën në mëngjes përpara një takimi të ministrave të punëve......

Moody's ul perspektivën e kredisë së Kinës në negative për krizën e pronave!
Agjencia e vlerësimit të kredisë Moody's uli perspektivën e saj për obligacionet sovrane kineze në negative të martën, duke përmendur rreziqet nga një......

12 mln lekë për ujësjellësin e Elbasanit - AKUK hap tenderin për projektin. Do të ndërhyhet në 13 zona
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve po kërkon një konsulent për studimin dhe projektimin e rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit të qytetit të......

Rritja e tarifave të ujit, ERRU nis shqyrtimin e aplikimeve - Në proces 13 qytete, mbulohen nga shoqëritë e Durrësit, Lezhës, Fierit dhe Vlorës
Enti Rregullator i Ujit ka nisur procedurat për shqyrtimin e aplikimeve për rritjen e tarifave të ujit dhe kanalizimeve në 13 qytete. Sipas vendimeve të marra......

Subvencion paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera - Faza e dytë pritet të hapet në fillim të vitit të ardhshëm
Edhe 2 mijë familje të tjera shqiptare do të jenë përfituese nga skema e qeverisë për subvencionin e instalimit të paneleve diellore në banesat e......

Cilat janë risitë në shërbimin privat të sigurisë fizike? - Ligji i ri/ Lehtësohen burokracitë dhe procesi i rekrutimit të punonjësve
Ndryshimet ligjore në ligjin për shërbimin privat të sigurisë fizike kanë hyrë në fuqi dhe në tërësi synojnë të lehtësojnë barrën burokratike mbi këto......