Rritja e tarifave të ujit, ERRU nis shqyrtimin e aplikimeve - Në proces 13 qytete, mbulohen nga shoqëritë e Durrësit, Lezhës, Fierit dhe Vlorës

Enti Rregullator i Ujit ka nisur procedurat për shqyrtimin e aplikimeve për rritjen e tarifave të ujit dhe kanalizimeve në 13 qytete. Sipas vendimeve të marra nga Komisioni Rregullator në proces janë 3 shoqëri rajonale, që mbulojnë me shërbim 12 qytete dhe shoqëria e ujësjellës – kanalizime Vlorë.
Më konkretisht, bëhet fjalë për shoqërinë rajonale Durrës që përfshin edhe Krujën, Shijakun, Kavajën dhe Rrogozhinën, atë të Fierit ku bën pjesë edhe Patosi, Roskoveci dhe Mallakastra, dhe për shoqërinë rajonale Lezhë, që përfshin edhe Mirditën e Kurbini.
Referuar vendimeve të ERRU-së shoqëria rajonale Durrës ka dorëzuar të plotë dokumentacionin e nevojshëm, ndërkohë që shoqëritë e tjera duhet të plotësojnë dosjen e aplikimit, pasi në të kundërt kërkesa për rritje tarifash do të refuzohet.
Aplikimi për rritje të tarifave të shërbimit ishte i pritshëm pas reformës të ndërmarrë në sektor vitin që shkoi, duke qenë se një nga objektivat e saj ishte përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare për shoqëritë UK, duke përfshirë ndër të tjera harmonizim gradual të çmimeve në zonën e shërbimit.
Referuar procedurës, është Enti Rregullator i Ujit që merr vendimin final për pranimin apo refuzimin e kërkesave të bëra nga shoqëritë apo mbi nivelin tarfior që do të aplikohet për abonentët.
Ndërkaq, pak javë më parë Enti rrëzoi kërkesën e 3 shoqërive rajonale për rritjen e tarifave të ujit. Shoqëritë e Shkodrës, Beratit dhe Elbasanit, që mbulojnë një total prej 16 qytetesh aplikuan së fundmi pranë ERRU për ndryshim tarifash, por kërkesa e tyre u rrëzua për shkak të mospërmbushjes së kritereve.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Subvencion paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera - Faza e dytë pritet të hapet në fillim të vitit të ardhshëm
Edhe 2 mijë familje të tjera shqiptare do të jenë përfituese nga skema e qeverisë për subvencionin e instalimit të paneleve diellore në banesat e......

Cilat janë risitë në shërbimin privat të sigurisë fizike? - Ligji i ri/ Lehtësohen burokracitë dhe procesi i rekrutimit të punonjësve
Ndryshimet ligjore në ligjin për shërbimin privat të sigurisë fizike kanë hyrë në fuqi dhe në tërësi synojnë të lehtësojnë barrën burokratike mbi këto......

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në bujqësi - Kredi 64.6 mln euro, ja zonat ku do investohet për ujitjen e kullimin
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar kredinë prej 64.6 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rritjen e qëndrueshmërisë......

“Dëftesat tregtare”, garancia e fermerëve për kreditim - Skema sesi do funksionojë. “Shteti të marrë përsipër kostot nëse produkti dëmtohet”
“Shteti duhet të dalë garant dhe të marrë përsipër kostot nëse produkti bujqësor i fermerëve dëmtohet”. Është ky një prej rekomandimeve të bëra nga Rrjeti......

Pse bizneset shqiptare hezitojnë të përdorin POS-et për pagesa? - “Presioni” i turizmit përballë komisioneve të larta të kompanive e kartave
Shqipëria ka njohur këtë vit një rritje të konsiderueshme të bizneseve që po përdorin pikat e shitjes përmes kartave bankare apo siç emërtohen ndryshe, POS-e......

Ndryshimet klimatike “godasin” Alpet - Çmimi i papërballueshëm i dëborës artificiale
Në mesin e viteve ‘70, industria franceze filloi të bënte përpjekjet e para për të prodhuar borë artificiale. Pas gjysmë shekulli, ato eksperimente priren të......

Sa hapësirë zënë mallrat kineze dhe turke në treg? - Shtetet e preferuara të Shqipërisë për disa kategori produktesh
Kina dhe Turqia ofrojnë furnizime me çmime shumë më të favorshme të mallrave për importuesit dhe konsumatorët shqiptarë se sa tregjet e tjera, duke i bërë këto......

Shqiptarët shpenzojnë 13 milionë USD për lodrat e fëmijëve - Furnizohemi nga 51 shtete. Lista, nga kush dominohet tregu?
Afrimi i festave të fundvitit përkthehet edhe në rritje të shpenzimeve për familjet shqiptare për të blerë lodra për fëmijët, të cilat janë kthyer në traditë. ......