Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2023, 13:55

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në bujqësi - Kredi 64.6 mln euro, ja zonat ku do investohet për ujitjen e kullimin

Nga SCAN TV
Ndikimi i ndryshimeve klimatike në bujqësi - Kredi 64.6 mln euro, ja

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar kredinë prej 64.6 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rritjen e qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e bujqësisë.

Gjatë diksutimeve në komision u bë me dije se janë disa zona që do të përfitojnë nga investimet për ujitje e kullim, duke specifikuar se kriter për përzgjedhjene tyre ka qenë të jenë zona me bujqësi intensive.

Paralelisht, parashikohet mbështetje për laboratorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe pikavetë inspektimit kufitar.

Sektori i bujqësisë është ndër më të prekurit nga ndryshimet klimatike, duke sjellë dëme të mëdha për fermerët.

Ndërkohë që, ekspertët kanë kërkuar mbështetje më të mëdha nga institucionet shtetërore, me qëllim përshtatjen dhe zbutjen e efekteve negative.

Ola Mitre /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat