Shqiptarët shpenzojnë 13 milionë USD për lodrat e fëmijëve - Furnizohemi nga 51 shtete. Lista, nga kush dominohet tregu?
Afrimi i festave të fundvitit përkthehet edhe në rritje të shpenzimeve për familjet shqiptare për të blerë lodra për fëmijët, të cilat janë kthyer në traditë. Ndërsa duke e parë në optikën e biznesit, duket se po ndjek trend pozitiv, kjo edhe për shkak të interesit të shtuar për blerjen e këtyre produkteve.
Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të siguruara nga SCAN TV, tregtojnë se përgjatë periudhës Janar-Nëntor 2023 janë importuar 1.7 ton lodra, me vlerë afro 1.3 miliardë lekë apo 13 milionë dollarë. E thënë ndryshe, përpos shpenzimeve të tjera për fëmijët, si ushqim, veshje , shkollim, argëtim, vetëm me lodra, shqiptarët shpenzojnë 13 milionë dollarë në më pak se një vit.
Por cilat janë shtetet që furnizojnë tregun e lodrave në Shqipëri?
Sipas të dhënave zyrtare, peshën më të madhe e zë Kina, shtet nga i cili vlera e lodrave të importuara gjatë këtij viti arrin në 5 milionë dollarë.
Në vendin e dytë renditet Greqia, nga e cila marrim afro 2 milionë dollarë lodra fëmijësh. Ndjekur nga Italia, shtet i cili na sjell 1.7 milionë dollarë. Po ashtu një peshë të konsiderueshme zënë importet nga Turqia, Serbia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.
Në total janë 51 shtete nga ku furnizohemi me këto produkte, ku nuk bëjnë përjashtim as vende si India, Indonezia, Malajzia, SHBA-etj.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Nis nga Zdralja transformimi i lagjeve historike të Shkodrës - Detajet e projektit/ Hapësira për aktivitet tregtar dhe kulturor. Muze i veçantë
Bashkia e Shkodrës njofton se ka nisur procesin e transformimit urban të lagjeve historike të qytetit. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Benet Beci......

Cilat janë shkollat më të mira të biznesit në Europë?
Një total prej 90 shkollash kanë arritur në listën e shquar të Financial Times, me institucionet franceze, britanike dhe spanjolle që dominojnë në krye. HEC......

Ku në Europë flitet më mirë anglishtja dhe ku hasen më shumë probleme! – Çfarë rezultati ka Shqipëria?
Disa nga destinacionet turistike më të njohura të Europës janë më pak të aftë në gjuhë angleze. Ku në Europë do të kuptoheni më mirë dhe në cilat vende keni......

Emetimet globale të karburanteve fosile po arrijnë nivele rekord në vitin 2023!
Na kanë mbetur vetëm shtatë vjet buxhet karboni përpara se bota të kalojë 1.5°C, sipas një raporti të ri madhor. Buxheti vjetor global i karbonit jep një......

Baerbock për Ballkanin: Europa nuk duhet të ketë zona gri!
Gjermania po koordinon bashkëpunimin me Slloveninë në fushën e sigurisë, reformave të brendshme dhe zgjerimit të Bashkimit të Europian. Këtë e bëri të ditur......

Njeriu më i pasur i Zvicrës - Bashkëpronari i Chanel që lëviz me transportin publik
Me një pasuri neto prej 47 miliardë dollarësh, bashkëpronari i Chanel, Gerard Wertheimer është aktualisht njeriu më i pasur në Zvicër, sipas listës vjetore të......

Turqia “sulmon” tregjet për të rikthyer besimin - Promovim i stimujve tatimorë për hyrjet e kapitalit të huaj
Një plan strategjik për të rifituar besimin e tregut dhe për të rikthyer më shumë investitorë në vend duket se do të zbatohet pa ndërprerje nga Turqia pas......

Rritja e pagave mbështet rimëkëmbjen, por krijon probleme - Produktiviteti nuk po zgjerohet. Rritjet e mëtejshme dëmtojnë konkurrencën
Rimëkëmbja ekonomike e Europës po nxitet nga të ardhurat më të larta dhe rritja e pagave të punëtorëve, megjithëse në vendet ku popullsia në plakje po shteron......