Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2023, 12:10

Nis nga Zdralja transformimi i lagjeve historike të Shkodrës - Detajet e projektit/ Hapësira për aktivitet tregtar dhe kulturor. Muze i veçantë

Nga SCAN TV
Nis nga Zdralja transformimi i lagjeve historike të Shkodrës - Detajet

Bashkia e Shkodrës njofton se ka nisur procesin e transformimit urban të lagjeve historike të qytetit.

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Benet Beci morën pjesë në prezantimin e projektit për transformimin e zonës historike të Zdrales në Shkodër që është gjithashtu edhe një prej zonave me aktivitet të lartë tregtar, me rreth 400 njësi.

Nga ana e tij, kryeministri Rama theksoi se me rigjenerimin e zonës, do të marrë një tjetër energji edhe aktiviteti tregtar, i cili për momentin nuk ofron më të mirën e tij.

“Në momentin që rigjenerohet hapësira dhe privatët marrin tjetër mesazh dhe tjetër energji dhe ia vlen. Tani aty në atë lloj situate ashtu s’ka çfarë të ketë bare të mira, s’ka çfarë të ketë dyqane të mira, kështu që edhe kjo është efekti zinxhir që sjell rikualifikimi.

Projekti propozon përdorimin e koncepteve inovative dhe lidhjen e tyre me figurat kryesore historike të zonës. Kryeministri sugjeroi krijimin e një muzeu të veçantë dhe shfrytëzimin e hapësirave për aktivitete kulturore dhe tregtare.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat